• |
ide | kryesore

Shtypi anglez është i sigurtë: Manchester United ka vendosur, ikën Solskjaer

-Instant, Sport



Manchester United ka vendosur tashmë përfundimisht të shkarkojë Ole Gunnar Solskjaer pas humbjes 4-1 në Watford. Ky është rezultati i mbledhjes urgjente të thirrur nga bordi i klubit anglez për të vendosur fatin e trajnerit norvegjez. Këtë e kanë raportuar mediat britanike. Familja Glazer ka ngarkuar CEO-n e Djajve të Kuq, Richard Arnold, për të negociuar kushtet e lamtumirës: flitet për një pagesë largimi prej 7.5 milionë paund.

Norvegjezi ishte prej kohësh në fije të perit, por golat e Ronaldos në Champions e kishin shtyrë kohën, duk e mbajtur ende në pankinë. Vetëm se humbja e rëndë kundër Ranierit nuk i ka lënë më asnjë mundësi Solskjaer. Drejtuesit e Manchester United bëjnë llogari tani me 17 pikë dhe vendin e shtatë në 12 ndeshje. Djajtë e Kuq tani e kanë gjashtë pikë larg zonën Champions dhe 12 kreun e klasifikimit, një situatë e pamenduar për një klub që në verë solli në Old Trafford Raphael Varane dhe Cristiano Ronaldon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *