• |
ide | kryesore

Vendimi drastik i Bayern Mynih: i pritet rroga 5 lojtarëve të pavaksinuar në karantinë

-Instant, Sport



Bayern Munich ka vendosur të shkurtojë pagat e futbollistëve të pavaksinuar kundër Covid-19 dhe të vendosur në izolim, si Joshua Kimmich, i cili u karantinua pasi ra në kontakt me të infektuarit. Lajmin e bën të ditur “Bild am Sonntag”, duke cituar burime brenda klubit. Kimmich u vendos në izolim për herë të dytë të premten, për shkak të një ekspozimi të ri ndaj Coronavirus, sapo kishte dalë nga karantina për kontakt me shokun e skuadrës Niklas Suele, i cili rezultoi pozitiv javën e kaluar.

Siç raportohet nga e përjavshmja gjermane, Serge Gnabry, Jamal Musiala, Eric Maxim Choupo-Moting dhe Michael Cuisance janë lojtarët e tjerë bavarezë që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës. Rasti i lojtarit të kombëtares gjermane Kimmich (64 paraqitje), i cili zgjodhi të mos vaksinohej për “arsye personale”, ndezi debatin në Gjermani, përballë një vale të re të epidemisë Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *