• |
ide | kryesore

Video/ Ashtu si një vit më parë, Teuta nuk kalon dot Skënderbeun: Martinit i ikën fitorja 12 minuta nga fundi

-Instant, F1, Sport, Video



Në fund nuk ka fitues, ekzaktësisht si në fazën e parë të kampionatit të kaluar me Teutën pritëse të ndalur në 1-1 në javën e parë të kampionatit. Skënderbeu ka dalë nga transferta, ndonëse këtë herë në Kamëz dhe në të fundit të fazës së parë, me një 2-2 të rrëmbyer 12 minuta nga fundi me golin vendimtar të Bajramit

Ndalet vrapimi i durrsakëve drejt kreut, duke i dhënë një mundësi të mirë dyshes së kreut që do të përballen nesër në Loro Borici të marrin arratinë. Për Martinin një frenim që nuk e priste e ku kalendarin kishte shpresuar ta shfrytëzonte për të ngushtuar diferencën me kreun. Shifrat u zhbllokuan në minutën e 20 me Mensah, pas një goditje me kokë që përfundoi në rrjetë. Këtë start të ndeshjes nuk e kishin parashikuar durrsakët, që me Lorenco Vilën përmbysën situatën mes fundit të pjesës së parë e fillimit të së dytës.


Wingeri durrsak barazoi rezultatin në minutën e 36, duke finalizuar një aksion të shkëlqyer të Teutës. Vila i vogël kompletoi përmbysjen edhe dy minuta pas rifillimit, duke tronditur Skënderbeun, që megjithatë u organizua, qëndroi në lojë në momentin më delikat të ndeshjes dhe goditi në të 78, me Bajramaj, që sapo hyri në fushë, barazoi rezultatin me një goditje me kokë. Me këtë ndalesë, Teuta klasifikohet në vendin e katërt në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Skënderbeu në vendin e parafundit në kuotën e 7 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *