• |
ide | kryesore

Video/ Inter thyen Napolin e hap kampionatin: Rui trondit traversën e zikaltrit në fund

-Instant, Sport, Video



Në kryendeshjen e të dielës për javën e 18 të Serie A, Interi kalon 3-2 Napolin dhe afrohet në -4 nga kreu i klasifikimit që mbahet nga të kaltrit dhe Milani. Në San Siro miqtë kaluan të parët në avantazh me Zielinskin (17′), por reagimi i fortë i zikaltërve, solli në barazimin e Calhanoglu me penallti (25′), përpara se të fiksohej përmbysja në minutën e 44 me një goditje me kokë të Perisic. Në minutën e 61 u duk se nuk kishte më histori kur Lautaro shënoi golin e tretë për skuadrën e Inzaghi, por Mertens shkurton diferencën në të 79′, ndërsa Rui ndalet nga Handanovic e traversa në minutën e 91.



Në tentativën e pestë, Inter fiton një ndeshje direkte dhe e bën kundër kryesuesve të Napolit në ditën perfekte, pas humbjes së Milanit në Firence, gjë që i lejon skuadrës së Inzaghi të zvogëlojë diferencën nga 7 në 4 me një goditje të vetme. Duke qenë se kundër Atalantës, Lazios, Juves dhe Milanit, zikaltrit kishin dështuar të arrinin fitoren nga një situatë avantazhi, këtë herë e panë veten në disavantazh (Zielinski) dhe më pas përmbysën me Calhanoglu, falë një penalltie, Perisic dhe Lautaron, të cilët nuk shënonin me aksion që nga 25 shtatori. Eurogoli i Mertens i dha jetë një finale të ndeshjes me adrenalinë të lartë. Por në momentin më të mirë Napoli humbet mundësitë për të bërë 3-3. Ashtu si për Inzaghin në Olimpico, rikthimi i Spallettit si ish, në Meazza, përkon me humbjen e parë dhe tepër të hidhur.


Serie A Italy
Sassuolo 2-2 Cagliari
Bologna 0-1 Venezia
Salernitana 0-2 Sampdoria
Inter 3-2 Napoli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *