• |
ide | kryesore

Vokshi: Basha më tha gjëra të rënda në telefon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në takimin që ish-kryeministri Sali Berisha pati me gratë e Partisë Demokratike foli edhe për përplasjet që kryetari Lulsim Basha ka me LDGSH, forumin e grave në këtë parti që drejtohet nga deputetja Albana Vokshi.

“Një ditë Basha mori në telefon Vokshin dhe i tha kam shpallur garën për kryetaren e re” – tha Berisha që theksoi se është vetë forumi që shpall zgjedhjet.

Ndërsa deputetja Albana Vokshi tha se Basha i kishte thënë gjëra të rënda në telefon.

“Në telefonatën që më bëri Basha hodhi akuza të rënda. Akuza ishte që ishim përfshirë në veprime antistatuore. Ku ishte? Fakti që kemi firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit? Nuk e zhbën dot punën tuaj zoti Basha sepse keni dalë derë më derë për të mbledhur vota. Unë zgjodha foltoren sepse unë s’mund të rrija vetëm në një zyrë bosh” – tha Vokshi.

Pak ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha njoftoi nisjen e garës për kryetar të Lidhjes së Gruas së PD me argumentimin se strukturave u kishte mbaruar mandati. Kjo u kundërshtua nga Vokshi që tha se sipas statutit është vetë ky forum që e hap garën. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ish-komunisti Berisha shfaqet sot si një politikan teokrat, kur thotë se në një Shqipëri që do mund të drejtohet nga partia e tij “nuk do të ketë ligje ateistë”. Edhe një mace që nuk kupton nga arithmetika, do të thoshte Gëte, e merr vesh se Berisha ka dashur të thotë se, nën drejtimin e tij, “këtej e tutje”, shteti dhe jetët e qytetarëve do të rregullohen nga normat e fesë dhe do u nënshtrohen ligjeve fetarë. Ai nuk thotë se ligjeve të cilës fe. Ky është “demokrati” Sali Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *