• |
ide | kryesore

ARRSH nxjerr njoftimin: Nga 27 nëntori nis aksioni për mbylljen e të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme në rrugët kombëtare

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga 27 nëntori, do të nisë aksioni për mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret, sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga bizneset në anë të rrugës.

“Në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore Autoritetit Rrugor Shqiptar, së bashku me Policinë Rrugore dhe Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në datën 27.11.2021 do të ndërmarrë një aksion për evidentimin dhe mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret, sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar. Aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës”.

Për bizneset që plotësojnë kriteret, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin, sipas legjislacionit në fuqi, dhe çdo projekt duhet të jetë i shoqëruar me një raport auditimi të Sigurisë Rrugore.



2 Comments

  1. Ore kush e ka bere ate projektin te sheshi shqiponja ?Rregulloni sa me pare sheshin shqiponja. Dalja per tu futur ne laprake komplet cmenduri. Nuk mj
    afton projekti pa lidhje por shto dhe asfaltin sikur eshte me graso, pa standartin minimal. A i kontrollon njeri keto projekte spo keto punime ??????!!!!!!

  2. Mos eshte me e logjikshme ti rregullojne sipas standarteve? Se njerezit diku do kalojne, nuk i kane hapur kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *