• |
ide | kryesore

“Askush nuk më ka vënë në trysni”: Shehi ngre tonet dhe kujton 120 minutat e Kupës

-Instant, Sport



“Jam që në janar në drejtim të Tiranës dhe nuk ka trysni, nuk më kanë vënë dhe nuk vihem kollaj në trysni. Por në Kupë dolëm edhe për çështje fati, sot luajtëm pas 3 ditësh, mos harrojmë që kemi bërë fazë shumë të mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë këtë ecuri”. Orges Shehi nuk ka ndërmend të tulatet nga humbja e parë sezonale, që në fakt pason eleminimin nga Kupa, pavarësisht se erdhi pas fitores 2-0 dhe 120 minutave me shtesë e penallti: “E dinim që lodhja do të ndikonte sot. Në pjesën e parë ishim në ekuilibër por gabuam me pasimet. Por nuk u rrezikuam asnjëherë, dëmtimi i Behiratçes na detyroi të ndryshonim. Nuk bëmë keq në pjesën e dytë, meritonim më shumë. Më vjen keq si pësuam golat se po të ishim me të kujdesshëm do ta kishim shmangur. Na shënoi kundërshtari me një top të gjatë”.

Në bilancin e bërë nga Shehi natyrisht përfshihet një fazë loje, por tani Tirana ka dalë nga kupa dhe ka provuar humbjen e parë në kampionat: “Kemi bërë fazë të parë të mirë, kemi qenë dominues, me ekuilibër, kemi marrë më shumë pikë dhe kemi qenë superiorë me rivalët. Nuk do të thotë se jemi të kënaqur me pikët, jemi të kënaqur me lojën dhe pikët që ka bërë skuadra. Deshëm të mos dilnim pa pikë, po u ndëshkuam në fund” – sqaroi tekniku që ka shpejtuar të mbrojë Ngo’o -. “E kam thënë që është lojtari ynë kryesor, ka ditë të mira dhe të këqija. Në futboll është e pranishme kjo situatë. Kanë ndikuar gjërat që të jetë në gjendje optimale, nuk është se i delgojmë gabimet apo meritat të gjithë në grup”, përfundoi tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *