• |
ide | kryesore

FOTO/ Dy brinjë të thyera e një mushkëri në kolaps: Cavendish përfundon në terapi intensive

-Instant, Sport



Momente frike për Mark Cavendish në Six Days në Gand. Çiklisti britanik u rrëzua gjatë testit të Madison, duke pësuar frakturë të dy brinjëve dhe një pneumotoraks të lehtë (dmth kolapsi i pjesshëm i një mushkërie). Gruaja e tij Peta tha se Cavendish e kaloi natën nën vëzhgim në terapi intensive, ndërsa ekipi i tij, Deceuninck-Quick Step, njoftoi se ai mund të dalë nga spitali brenda ditës së nesërme dhe se më pas do t’i duhet të kryejë një periudhë rehabilitimi.

“Cannonball” u lëshua me shpejtësi të plotë në pistën belge, kur kampioni olimpik i specialitetit Lasse Norman Hansen u rrëzua pikërisht përpara tij, që goditi biçikletën e danezit dhe fluturoi në ajër përpara se të shembej keq në tokë. Përkujdesja ishte e menjëhershme, Cavendish arriti të ngrihej dhe të shkonte drejt një karrige, por më pas u nxor nga impianti me barelë kur gjendja e tij u duk e rëndë.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja – ishin fjalët e Peta Cavendish në Twitter menjëherë pas aksidentit -. Mark do ta kalojë natën në terapi intensive. Faleminderit stafit mjekësor që na ndihmoi dhe gjithashtu stafit të Deceuninck-Quick Step që vrapoi për të na ndihmuar mua dhe fëmijët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *