• |
ide | kryesore

I njohur si baroni i drogës, Manja firmos ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Alket Hatija, i ashtuquajtur baroni i drogës do të ekstardohet në Itali. Vendimin e dha Gjykata e Lartë, sipas rapotimeve në media të martën. Hatija u arrestua në 2017 në Berat nga policia shqiptare. Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg nga gjykatat e Milanos. Ishte Gjykata e Apelit, që e dënoi me burg deri në pritje të ekstradimit.

Bëhet me dije se para arrestimit, Hatija u shpreh se në 2008 drejtësia shqiptare njohu dënimin në Itali dhe e dënoi me 16 vjet burg. Hatija akuzohet nga Italia për trafikun e rreth 500 kilogramë drogë, heroinë dhe kokainë.



1 Comment

  1. I dënuar si kapobandë e mafies së drogës nga gjykatat italiane ishte edhe vëllai i Fatmir Xhafës, po përse ai nuk u arrestua asnjëherë në Shqipri e u ekstradua vetëm pas skandalit “babale” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *