• |
ide | kryesore

Ilir Meta “i bashkohet” foltores: Basha punoi për Ramën

Arkiva, Kryesore

Atëhere kur të gjithë prisnin që Presidenti i Republikës që kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp të fliste për “mëkatet” e reformës në drejtësi, Ilir Meta e ka shfrytëzuar atë për të goditur Lulzim Bashën.


Ai i ka qendruar një linje sipas të cilës kryetari i PD i ka lënë të gjitha pushtetet te Rama duke punuar kundër demokratëve. Meta ka rrëfyer gjatë situatën para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të bojkotuara nga opozita dhe mënyrës se si ai i nxori dekretin për anullimin e tyre. Përtej rrëfimit me detaje për bisedat në Gjermani kur Basha i lutej të ç’dekretonte zgjedhjet, sepse përndryshe në mitingun e fundit të opozitës do kishte trazira të rrezikshme ai foli edhe për herë të parë edhe për një detaj që nuk e kishte përmendur kurrë. “Unë vendosa një datë të re për zgjedhjet në tetor edhe me kërkesën e Lulzim Bashës. Por ndërkohë që partitë e tjera aleate në opozitë edhe Republikanët edhe LSI-a u rregjistruan në KQZ për këtë datë, Basha nuk e bëri. Ai dhe antarët rilindas të KQZ e bojkotuan atë. Tani unë ju pyes: a i shërbyen demokratëve këto qëndrime të Bashës që ishin njësoj me ato të Ramës”?


Në fakt, nëse kishte një vijë përmbledhëse konferenca e Metës këtë të hënë, ajo qe për të treguar se si Basha i ka dhuruar më shumë pushtet kryeministrit. Kreu i shtetit përdori bojkotin e Reformës zgjedhore, djegjen e mandateve dhe tërheqjen nga zgjedhjet lokale si prova që mbështesnin tezën e tij. “Meqenëse zotëria në mënyrë të qëllimshme më ka provokuar disa herë sepse kështu është kurdisur, ose është në hall apo siklet, unë them që nuk të ndihmon dot Ilir Meta se nuk i ka mundësitë edhe po të kishte dëshirë. Unë u përpoqa ta ndihmoja që të mos bojkotonte ndryshimet e reformës territoriale. Ai dogji mandatet, në kundërshtim me porositë që i dha Ilir Meta që kurrë nuk bëhet një vendim i tillë”, th ai.

Por pavarësisht sa të vërteta janë këto, para opinionit shtrohet një pyetje: A mund të flasë kështu Presidenti i Republikës? A mund të hyjë ai në replika me partitë politike? Dhe për më tepër a mund të bëhet ai pjesë e një gare të brendëshme brenda PD-së?

Sepse po të shikohet i zhveshur nga ngjyrimet, mesazhi i sotëm i Ilir Metës është i njëjtë me atë të Foltores. Ai tha shprehimisht se kreu i PD-së është futur në borxhe që s’i lan dot duke dhënë mesazhin e njëjtë me Berishën: “pra që Basha është peng i Ramës”.

Dhe kjo është shumë edhe për një president që edhe për disa muaj i takon të luajë mbi palët.

©Lapsi.al   

28 Comments

  1. Edhe ky i mungon floktores. Po akoma jo, se nuk ka mbushur kushtin kryesor.
    Nuk eshte bere akoma, non grata.
    Sa te behet dhe ky do vij te bej floket, te floktoria

  2. Ilir Meta ka subjektin e vet o Mushat ?!
    Partia Demokeatike dhe ky vend po lengon nga mendja e piste e Lulzim Bashes !
    Ju merreni kush foli ?!
    Asnjehere me ate qe tha :Tregoi disa te verteta qe jane te prekshme !
    1.Ka ndonje keshilltar te vetem ne Shqiperi Partia Demokratike,
    2.Ka ndonje bashki te fituarnga 2019 Partia Demokratike
    3.Kush e beri Kujtim Gjuzin deputet ?
    Kush e futi ne listen e kandidateve te PD Tirane ,Korab Liten ?!Edhe pse ky pleh,mori mandatin e deputetit te lene nga koleget dhe ka firmosur ndryshimin e kushtetutes qe çoi ne gremine opoziten !
    Kush dhe pse ja beri dhurate gjithe pushtetin lokal Edi Rames,kjo eshte tradhetia me e madhe e nje force politike!
    Pasoja katastrofale.
    Lulzim Basha,je nje turp i permasave te medha,rimon me Esat Pasha !
    Ti meriton nje ndeshkim shembullor,mbase nje kazan mberurinesh siper,je thjesht nje turp i pashoq !

  3. Po ju te Lapsit a keni bosht? Para dy muajsh e ngrinit ne qiell Meten si I vetmi mekanizem mbrojtes I demokracise…po tani 3 kthyet pllaken? Ruani koherencen se jeni nga te vetmet media qe lexojme pa u ndotur nga pluhuri I propagandes.

  4. O lapsi, po cte luaj mbi palet ai kur kryetari i opozites e godet ulet njesoj si ata qe i ngriten komision per hetim.

  5. Si floktoria, si fjetorja, nje mut jan.
    Nuk ka burra ose gra me kurajo te ajo parti?????
    Po si nuk doli dikush te distancohet nga te dy pengmarsit. Dhe te krijoj nje rrym tjeter, te pavarur prej ketyre. Te dy keta po sillen si pronar. Me keta nuk ka shpres pd.

  6. A ka ndonje analize ligjore nga lapsi.al nese Presidenti, duke qene qe eshte edhe ne gjyq, ka vepruar ne baze te ligjit apo jo? Sepse nje President mbi palet, sikurse supozohet te jete Presidenti, nuk mund te jete ne pajtim me ligjin me cfare po thote vete Presidenti!

  7. “Berisha as mendimtar nuk është, as lexues nuk është. Të tëra këto kanë qenë alibi. Berisha është një njeri bosh, me boshllëkun e tij ka ardhur deri më sot. Tani ndodhet para vdekjes së tij (jo fizike). Do të shohim se çfarë do të ndodhë me të. Ne po shikojmë si po “dekompozohet” ky njeri, që edhe pse ka qenë në krye të shtetit, një ditë bëhet një monstër që nuk mund ta shohësh me sy. Është krejt i përhumbur. Flet në mënyrë të pandërgjegjshme”.

  8. Lulzim Basha punon per Ramen se i pelqen te rrije ne opozite (sic thone mendjeartet e 30 viteve ne politike Meta e Sala) apo…
    … Edi Rama ka 8 vjet qe fiton me Sali Berish ne goje dhe Lulzim Basha ka 8 vjet qe humb me Sali Berish mbi kurriz, kjo do shikohet tani qe e shkarkoi nga kurrizi Saliun.

  9. Pritet qe dyshja Sala-Like ti vene ne preher Lul Bashes edhe eliminimin e Sokol Olldashit qe sikur e mbajne mend mire edhe ata vete, thoshte se fundi keto dy gjera-
    1 – LSI eshte nje Cete Hajdutesh
    2 – Demokrate, na falni se ne qeverisjen tone (kupto, te Saliut) ju kemi lene pas dore

  10. “Mos shpreso të jesh në shtegun e drejtë, në qoftëse je duke ecur me njeriun e gabuar”.

    Doktorit i është vendosur tashmë një X mbi portret. Një X që e ngarkon atë me një përgjegjësi shumë të rëndë historike për rolin e luajtur në fatet e Shqipërisë. Ne, që kemi qenë dëshmitarë të përditshëm të krimeve të tij, e kemi bërë shpesh pyetjen se çfarë përfaqëson personaliteti psikologjik i këtij njeriu?

    “Jam Sali Berisha unë, o budallenj”.

    1. Zgjohu or budalla nga gjumi e mos kopjo fjalet e shkrimit tim ne gazetat e sotme!

      Jam une Dr. Minella Aleksi or budalla i shkrete.

  11. Meta i sjell dem levizjes se Berishes! Duket sikur e gjithe kjo eshte nje ringritje e politikes se vjeter qe per 30 vjet fundosi kete vend. Tani mungon dhe Tos Nano dhe behet bingo.. Tani po kam dyshimin se Basha duhet te fitoje!

  12. “Jam Sali Berisha unë, o budallenj”. Ky shpërthim emocional në një situatë jashtë vetë-kontrollit nga një ish Kryeministër është emblema e profilit të tij psikologjik.

    Në fakt, që prej ditës së parë të marrjes së pushtetit Doktori është i njëjti. Sjellja e tij përmban të gjithë mozaikun afatgjatë të shëndetit mendor të një sociopati.

    Sociopatët janë individë që shkojnë në ekstreme nëse mendojnë se aty do të marrin atë që duan. Gjenerojnë energji të pafundshme, janë gënjeshtarë patologjikë,O Mjeku shpellkar I salihut,kaq kar je sa dhe reklame falas nuk pranon,si mjek qe je shko mbaji shishen e shurres salihut

    1. Qenke me budall sa kujtova o ti kopjaci im qe kujton se me ben reklame falas duke kopjuar shkrimin tim te sotem ne Gazeten DITA me nenshkrimin “Jam Saliu une, o budallenj”

      Jam prap une Dr. Minella Aleksi or idiot i lindur

  13. me ate qe zbulove per pazarin me Bashen per punen e zgjedhjeve, thjesht e konfirmove me gojen tende qe kishe dhe ke marr peng presidences per aferat e tua familjare. njeri i felliqur qe dilje e beje sikur mbroje kushtetuten e puthje me llap kushtetuten e nderkoh bbeje pazare antikushtetuese. o Like floriri, je thjesht nje cop muti njeri, hajdut me cizme dhe mafjoz i rendomte. do te vij dhe ty, ceshtje kohe.

  14. Berisha kuptohet se është në degradim të sistemit të tij logjik sa arrin deri në abstraksion jashtë kohor, tek thotë se: “Kur unë të jem kryeministër, nuk do ta pranoj ambasadoren Yuri Kim në zyrën time”. Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: pa votime dhe me një grusht shteti do të vijë Saliu në pushtet si kryeministër? Ja kjo është logjika e së vërtetës. Zgjedhjet janë në vitin 2025. (!) Por, degradimi i sistemit logjik të Berishës, kuptohet se është rrjedhojë e frikës së tij.”Salihu po te kerkon shishen e shurres o shpellkar Mjeku,por kujdes haloperidolin,me karar pije

    1. Ke kopjuar shkrimin tim te sotem ne Gazeta DITA dhe ke vene poshte nenshkrimin tend
      “Jam Sali Berisha une, o budallenj”
      Psikopatia jote qendron tek fakti se kaq gje te thjeshte ai truri yt i baglosur e shurrosur nuk arrin ta kuptoje, ta pranoje se shishet e shurres Berishes i paske brenda kafkes se baglosur.

      Jam prap une Dr. Minella Aleksi nga ku ke kopjuar ato qe shkruan ne ora 08:51 more idioti i pasherueshem.

  15. Ajo qe te çudit eshte se si te tjeret te japin mend si duhet te kishe bere dhe pse se ke bere me pare !? Hajde allogjike, hajde! Lerini njrezit te thone ate qe mendojne, qofte ky presidenti apo hajduti i qeverise shqiptare, a kushdoqofte! Nese ka thene te verteten mos hani pershesh kot!

  16. refuzojë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës dhe izolimin e Partisë Demokratike. Kërkesa e z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standardet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve.Prandaj salihu eshte ne kete gjendje sepse kujdeset nga nje qe I thote vetes Mjeku

  17. ku ka me te kuq se Salih Maloku o rrot kari Sekretar partije per 25 vjet Qen i sigurimit shtetit Po keshtu jane dhe shumica e PeDes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu