• |
ide | kryesore

Juri Kim në vendlindjen e Berishës, edhe ajo i ka rrënjët në mal

-Instant, Arkiva, Pikante

Disa vite më parë, dy ish-kryeministrat Berisha dhe Meta mburreshin se të dy origjinën e kishin nga malësitë, njëri nga Tropoja, tjetri nga Skrapari, duke bërë krahasimin mes origjinës “malore” me atë “moçalore”.


Sot, ambasadorja amerikane që ka treguar se nuk ka ndonjë simpati për asnjërin nga të dy, ka qenë në Tropojë, në vendlindjen e Berishës, nga ku ka rrëfyer se edhe ajo i ka rrënjët në mal.
“Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë” ka shkruar ajo në rrjetet sociale, duke e shoqëruar mesazhin me disa të rinj të Bajram Currit.


Postimi i plote i ambasadores

“E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e #Falënderimeve. Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen. Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve. Ishte shumë bukur të përballesha me fytyra të njohura dhe të bëja gjithashtu miq të rinj. Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empowers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our ëorld @glow_club_tropoje . SHBA është krenar që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për Shqipërinë dhe Amerikën! Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”

6 Comments

  1. Ti ke linde ne ndonje prrua ku kane pshurr ujqit!
    Ik pirdhu n’malet tuaja.Dhe merr Edvin Paulina BilalRamen me vete qe te hani BAR Korean.

  2. Grua e poshtër kineze
    E shkatërroi këtë vend
    Per vetë merr valixhe me dollarë dhe thyen qafen andej nga malet kineze

  3. Kineze!
    Besoj e more pergjigjen e provokimeve qe ben ?!?!?
    Malsia e Gjakoves i beri nje pritje Spektakolare Z.Sali Berisha !
    Shko serish ne B.Curri si hyn del nga qyteti ,je thjesht nje sherbyese e denje e rregjimit dhe Mafies ne kete vend qe quhet Shqiperi !
    Je nje hiç,nje monster me shume ne banden e edi rames dhe pengut te tij !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu