• |
ide | kryesore

Makina hyn në paradën e Krishtlindjeve, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në SHBA

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën, pasi një automjet hyri me shpejtësi të madhe në paradën tradicionale, që hap festat e Krishtlindjeve në SHBA. Mes tyre janë edhe 12 fëmijë.

“Në këtë moment, mund të konfirmojmë se 5 persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë plagosur. Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë ndërsa mbledhim informacione shtesë”, postoi qeveria në faqet e saj në rrjetet sociale të dielën vonë.

Ngjarja ndodhi në Waukesha të Wisconsin një qytet me mbi 60,000 banorë rreth 30 km në perëndim të Milwaukee, në SHBA. Një pjesë e madhe e rrugës kryesore mbetet e mbyllur ndërkohë që hetimet vijojnë.

Policia tha se ka gjetur automjetin dhe ka arrestuar “një person të dyshuar”. Gjeneralitetet e personit si dhe shkaku i incidentit nuk dihen ende. Aksidenti ndodhi në mes të pasdites kur një fuoristradë e kuqe u fut në paradë me shpejtësi të madhe, duke u përshpejtuar ashtu siç ishte pas bandës së shkollës, përpara se të arratisej, duke mposhtur barrierat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *