• |
ide | kryesore

Naftëtarët e Ballshit në protestë: Po marrin vendime natën, të shpallin falimentin

-Instant, Lajme, Të fundit



Naftëtarët e Ballshit kanë dalë ditën e sotme në protestë përballë rafinerisë për të kundërshtuar demotimin e rafinerisë. Kreu i sindikatës së tyre, Sokol Dautaj është shprehur se nuk do ta lejojnë demontimin e uzinës, ndaj do të mblidhen sërish përballë godinës dhe në ditët në vijim. Ai shprehet se ose puna do të vijojë ose të shpallet falimenti i kompanisë ARMO.

‘Këtu kanë dhënë jetën shumë kolegë, nga paketa që dha Rama kanë vdekur 15 kolegë. Sot shumë kolegë tanë nuk arritën të merrnin vendimin. Frikacakët që vijojnë natën për të bërë punë. Ose ky kombinat do të bëhet duke u shpallur falimenti i kompanisë me vendim në Kuvend, këta marrin vendime natën. Nuk ka palë pa qenë naftëtarët në krye pa marrë djersën e tyre. Këto ditë kanë hequr dy porta, kur u leverdis vijnë thonë ëhstë malli jonë. Nëse këtu fillojnë të dalin pa inventar atëherë uzina do të dalë në pronë të tyre. Në 97 këtë këtu e kanë mbrojtur naftëtarët, problemi I gjyqit ka rënë pasi mashtrusi që na përfasonte dhe ai nuk ka ftyrë të vijë këtu. Ndihen mashtursa. Të gjithë naftëtarët ndihen të zhgënjyer, vendimi për të shpallur falimentin nuk merret natën. Po vijnë skrapistë për të marrë pronën tonë. Pas fjalës time ka dalë zoti Rama, ka thënë që deri në momentin të arrihet marëveshja, nëse palët nuk e konsiderojnë të arsyeshme ministrja kompetente duhet të na tregojë të thërrasë parlamentin dhe të thotë cdo ndodhë me ARMON. Nëse këtu vërtetohet që ka dalë mall duhet të mbajnë përgjegjësi këta. Për shërbime të ndryshme persona të caktuar kanë hjyrë dhe kanë cmontuar pompat. Nuk ka rrugë tjetër ne do të futemi brenda, ne edhe lekët kur punonim i merrnin pas 2-3 muajsh. Nuk do të cmontohet asnjë vegël do ta mbrojmë si në 97 këtë uzinë”, u shpreh Sokol Dautaj.

Naftëtarët e tjerë kanë paralajmëruar se do të vijojnë të vijnë dhe në ditët e tjera si dhe do të tentojnë që të futen brenda uzinës, duke mos lejuar që të hiqen materialet, shkruan dosja.al.

“Ne do të vemi me forcë brenda, ata natën po shkojnë të heqin pajisje, ne na takon të futemi brenda. Firma të nxjerr urgjent kontenierin, mos i cmontojnë natën shokët tanë vijnë natën heqin pompat. Pasnesër të gjithë punëtorët këtu dhe do të gjejmë forcën të futemi brenda, na ka provokuar disa herë duke vendosur policë në hyrje”, tha një naftëtar.

“Dua që naftëtarët e Ballshit të jenë të parët për lekët e prapambetura, dua që uzina të fillojë punën sepse e gjithë krahina me këtë është mbajtur. Nga kjo uzinë janë ushqyer fëmijët nga kjo uzinë. Me uzinën mos kruhen sepse pjesa jonë më e madhe krenohen më këtë uzinë, një jetë të tënrë në uzinë marr 140 mijë lek asistencë. Edi Ramës i heq kapelen e bëri lëmsh PD, tani po e bën lëmsh edhe rafinerinë, si po e prish uzinën e Ballshit”, u shpreh naftëtari tjetër”, tha një naftëtar.



1 Comment

  1. Tre herë keni hyrë në grevë tre herë keni dale .
    Po beni si ai që tha tre herë pushkën ma kanë marrë, asnjëherë nuk me ka turperu Zoti.Po si i hani rrenat aq kollaj xhanem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *