• |
ide | kryesore

Në divanin e shtëpisë, Solskjaer do të fitojë njësoj si në pankinën e United: zbulohet dëmshpërblimi

-Instant, Sport



Një shkarkim me një bonus të tillë, nuk është se vjen gjithnjë. 7.5 milionë paund, rreth 9 milionë euro do të jetë shuma që Ole Gunnar Solskjaer, tashmë ish-trajneri i Manchester United, do të arkëtojë si dëmshpërblimi për një dalje të mirë, pas shkarkimit nga pankina e Djajve të Kuq, si pasojë e humbjes me Watford. Sipas raportimeve të Daily Express, në fakt, tekniku norvegjez do të përfitojë të gjitha paratë që do t’i takonin në vitet e ardhshme të kontratës.

CR7 PËR SOLSKJAER: “FAT TË MBARË MIKU IM”
“Ai ishte sulmuesi im kur mbërrita për herë të parë në Old Trafford, ai ishte menaxheri im kur u ktheva në Manchester United. Por më e rëndësishmja, Ole është një njeri i mahnitshëm. I uroj atij më të mirën në çdo gjë që jeta ka rezervuar për të. Paç fat miku im”, është përshëndetja e Ronaldos për Ole Gunnar Solskjaer, pas largimit nga pankina të norvegjezit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *