• |
ide | kryesore

“Nuk jam i kënaqur nga Dinamo, duhen përforcime”: Shkëmbi me sytë nga merkato

-Instant, Sport



“Mund të kishim fituar, për rastet mendoj se duheshin qetësi dhe cilësi. Lojtarët kanë shumë cilësi, jo çdo gjë shkon shumë mirë. Mungesat sigurisht që kanë peshë. Ne jemi munduar të luanim ashtu si duhet dhe të jepnim maksimumin”. Bledi Shkëmbi nuk është aspak I kënaqur nga loja dhe rezultati i Dinamos, në një tjetër ndeshje pa fitore. Kundër Egnatias përfundoi 1-1, por rezultati mund të ishte anuar nga të dyja skuadrat, gjë që e bën skeptik teknikun për grupin që ka në dispozicion: “Nuk më vjern mirë që të vendos nota, por që nuk jam i kënaqur kjo nuk diskutohet. Janë shumë pak gola të shënuar. Duhet të marrim maksimumin me këto lojtarë, por si çdo ekip tjetër duhet të mundohemi që të përforcohemi sa më shumë”, theksoi tekniku.

Tekniku mundohet të mbajë lart moralin e të tijve, duke theksuar bindjen se ishte Dinamo skuadra më pranë fitores, edhe pse goli i anulluar Allmucës në fund me VAR tregon tjetër gjë: “Do të doja që në minutat e para që të luanim afër portës kundërshtare, nuk i bëmë dhe mendoj se në 10-15 minutat e para ne nuk arritëm ta fitonim ndeshjen. Për asnjë moment nuk mendoj se nuk do ta kishim humbur ndeshjen me ato raste”, përfundoi Shkëmbi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *