• |
ide | kryesore

Protestat në Europë/ Përhapja e Covid shton represionin ndaj qytetarëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Rastet me covid janë në rritje sërish në pjesë të ndryshme të Europës ndërsa moti i ftohtë ka ndikuar në përhapjen e virusit. Shtetet në kontinentin e vjetër po tentojnë ta ulin kurbën përmes mënyrave të ndryshme-që nga rikthimi i karantinës ekstreme në Austri, tek kufizimi i disa shërbimeve të ndryshme, ose duke shtuar presionin për vaksinim.


Rreth 60% e qytetarëve në Europën Perëndimore janë të vaksinuar plotësisht dhe gjysma e kësaj shifre janë të vaksinuar në Europën Lindore. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se vdekjet nga koronavirusi në Europë u rritën me 5% krahasuar me javën e kaluar. Ndërkohë disa vende të Europës u përfshinë nga protesta të fuqishme kundër Covid, në rezistencë ndaj masave kufizuese pë rata që refuzojnë të vaksinohen.


Austria
Austria i është rikthyer karantinës totale që nga kjo e hënë, duke u bërë vendi i parë në Bashkimin Europian që ndërmerr një masë kaq ekstreme për të përballuar covid-19. Karantina do të zgjasë 10 ditë, por mund të shkojë edhe deri në 20 ditë. Që nga 1 Shkurti, vaksinimi do të jetë i detyrueshëm. Më herët, karantina u zbatua vetëm për personat e pavaksinuar, por kjo nuk e ndali përhapjen e virusit. Qytetarët nga 12 vjeç e lart e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpia përveçse për të bërë shpenzimet, ose për një shëtitje. Patrullat e policisë janë shtuar dhe gjobat shkojnë deri në 1450 euro për shkelësit. Mijëra vetë dolën në protestë në Vjenë gjatë fundjavës, pasi qeveria njoftoi mbylljen totale për të ndalur përhapjen e koronavirusit. Partia e Lirisë bëri thirrje për protesta dhe për anulimin e kufizimeve.

Belgjikë

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në demonstrata në kryeqytetin e Brukselit për të protestuar kundër masake anti-covid. Policia tha se mund të ishin rreth 35 mijë vetë në protestë. Një pjesë u largua kur situata u bë e dhunshme. Disa qindra vetë nisën të sulmojnë policinë, të digjnin makinat dhe kazanët e mbeturinave, ndërsa policia lajmëroi mjetet që lëshonin ujë me presion për të ndalur shkatërrimet. Nga kjo e hënë, punonjësit duhet të punojnë nga shtëpia të paktën 4 ditë në javë, ndërsa maska duhet mbajtur me detyrim në vende publike. Çdo person mbi 10 vjeç duhet të mbajë maskë në transportin publik, në lokale, në bare, restorante, teatro dhe kinema. Shumë shpejt pritet të nisë vaksinimi për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç. Spitalet në Belgjikë janë të mbushura me pacientë, ndërsa nga java në javë, të shtruarit shtohen me 30%. Javën e kaluar raportoheshin 10 mijë të shtruar do ditë.

Gjermania

Gjermanët do të jenë ose “të vaksinuar, ose të shtruar, ose të vdekur” në fund këtij dimri, duke parë shpërthimet e infektimeve ka thënë Ministri i Shëndetësisë këtë të hënë. Ndërkohë Merkel ka paralajmëruar masa të tjera kufizuese nga qeveria. Në shumë rajone, vetëm ata që ishin të vaksinuar, ose ata që e kanë kaluar covidin do të jenë të aftë të aksesojnë restorante apo koncerte.
Bundestagu tashmë i ka miratuar masat e reja kufizuese. Më shumë se 65 mijë raste të reja u raportuan vetëm brenda një dite javën e kaluar.

Drejtori i Institutit për Kontrollin e Sëmundjeve, Lotar Vieler tha se “përpara na pret një Krishtlindje vërtet e tmerrshme, nëse nuk marrim masa tani”.

Sllovakia

Në 22 Nëntor, kush nuk është i vaksinuar nuk lejohet të hyjë në dyqane dhe qendra tregtare në Sllovaki. Ata nuk do të lejohen të bëhen pjesë e eventeve publike ose grumbullimeve, ndërsa do të duhet të testohen dy herë në javë nëse duan të shkojnë në punë. Kryeministri i vendit e quajti këtë një karantinë për të pavaksinuarit. Por gjatë javës mijëra qytetarë çekë dhe sllovakë, në Pragë dhe Bratislavë shfrytëzuan përvjetorin e rrëzimit të komunizmit për të dalë në shesh kundër kufizimeve të qeverisë. Protestuesit nuk mbanin maska dhe injoruan totalisht distancën e këshilluar.

Holanda

Një karantinë e pjesshme është vënë në zbatim në Hollandë që nga data 13 Nëntor, ku bie në sy vendimi për t’i mbyllur baret dhe restorantet që në orën 20.00. Pavarësisht se më shumë se 80% e popullsisë është e vaksinuar kurba e infeksioneve është në pikun e saj. Protesta të shumta në disa qytete të Holandës kanë kundërshtuar masat e qeverisë. Të dielën në mbrëmje ishte nata e tretë radhazi kur mijëra njerëz dolën në rrugë. Policia ka arrestuar disa qindra persona. 15 vetë u arrestuan në një qytet pasi i vunë flakën një shkolle fillore. Demonstruesit hodhën fishekzjarre dhe dëmtuan rëndë qendrat e disa qyteteve.

Francë

Në Francë, Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin dënoi incidentet në ishullin Guadalupe të Karaibeve, ku pati demonstrate të dhunshme kundër masave kufizuese. 29 persona ishin arrestuar nga policia, ndërsa 200 policë u dërguan në ishuj për përforcime. Protestuesit vunë barrikada dhe i vunë flakën makinave, ndërsa kundërshtojnë pasaportën e vaksinimit dhe ndalimin e të pavaksinuarve për të hyrë në kafe, stadiume apo për të udhëtuar në distanca të gjata. Ndërkohë vendi po hyn në valën e pestë të infeksionit, me më shumë se 21 mijë infeksione ditore.

Italia

Qindra protestues u bënë bashkë në Romë gjatë fundjavës në një demonstratë kundër masave anti-covid. Protestuesit kundërshtojnë kufizimet e green-pass që nuk lejon të pavaksinuarit të hyjnë në restorante, kinema etj. Sipas kufizimeve të reja, udhëtarët mund të ndalojnë një tren në lëvizje, nëse njëri prej tyre shfaq simptoma të infektimit me Covid. Të gjithë taksistët janë të detyruar të vaksinohen, ndërsa në pjesën e pasme të makinës lejohen vetëm dy pasagjerë.

Në Itali u raportuan 44 të vdekur nga covid këtë të hënë, ndërsa shifrat e infeksionit ishin në rënie nga 7569 të dielën, në 5144 të hënën. Gjithsesi Italia ka shifrën e dytë më të lartë të viktimave në Europë me 132.819 të vdekur që nga fillimi i pandemisë./Lapsi.al

11 Comments

  1. “Berisha as mendimtar nuk është, as lexues nuk është. Të tëra këto kanë qenë alibi. Berisha është një njeri bosh, me boshllëkun e tij ka ardhur deri më sot. Tani ndodhet para vdekjes së tij (jo fizike). Do të shohim se çfarë do të ndodhë me të. Ne po shikojmë si po “dekompozohet” ky njeri, që edhe pse ka qenë në krye të shtetit, një ditë bëhet një monstër që nuk mund ta shohësh me sy. Është krejt i përhumbur. Flet në mënyrë të pandërgjegjshme”.

  2. Ne komentin e mesiperm mund te shikoni pasojat negative te vaksinave.
    Dikush behet me trombe, dikush impotent ose dikush, si komentuesi i mesperm, ka pasoja ne tru.

  3. “Mos shpreso të jesh në shtegun e drejtë, në qoftëse je duke ecur me njeriun e gabuar”.

    Doktorit i është vendosur tashmë një X mbi portret. Një X që e ngarkon atë me një përgjegjësi shumë të rëndë historike për rolin e luajtur në fatet e Shqipërisë. Ne, që kemi qenë dëshmitarë të përditshëm të krimeve të tij, e kemi bërë shpesh pyetjen se çfarë përfaqëson personaliteti psikologjik i këtij njeriu?

    “Jam Sali Berisha unë, o budallenj”.

    1. Po pse mer bira bushtrash (te me falin nenat se skam asgje me to) Zoti eshte Amerika qe te veka X?
      Na cat karin ne cdo lajm, pa lidhje fare, shkruani kundra Berishes.
      Lajmi thote qe po shkerdhehet demokracia, po zhduken lirite dhe te drejtat e njeriut, po kthehemi ne kohen e Hitlerit, dhe ju plerat shkruani komente kundra Saliut.
      Saliu deri dje per mua ishte nje burr bythqir qe ka pjesen e vet te fajit per gjendjen aktuale te Shqiperise, ndersa sot me gjith kto “lavdrime” qe po i beni ju po ja reabilitoni plotesisht figuren.

  4. “Jam Sali Berisha unë, o budallenj”. Ky shpërthim emocional në një situatë jashtë vetë-kontrollit nga një ish Kryeministër është emblema e profilit të tij psikologjik.

    Në fakt, që prej ditës së parë të marrjes së pushtetit Doktori është i njëjti. Sjellja e tij përmban të gjithë mozaikun afatgjatë të shëndetit mendor të një sociopati.

    Sociopatët janë individë që shkojnë në ekstreme nëse mendojnë se aty do të marrin atë që duan. Gjenerojnë energji të pafundshme, janë gënjeshtarë patologjikë,Kujdes haloperidolin o shpellkari salihut

  5. Berisha kuptohet se është në degradim të sistemit të tij logjik sa arrin deri në abstraksion jashtë kohor, tek thotë se: “Kur unë të jem kryeministër, nuk do ta pranoj ambasadoren Yuri Kim në zyrën time”. Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: pa votime dhe me një grusht shteti do të vijë Saliu në pushtet si kryeministër? Ja kjo është logjika e së vërtetës. Zgjedhjet janë në vitin 2025. (!) Por, degradimi i sistemit logjik të Berishës, kuptohet se është rrjedhojë e frikës së tij.”

    1. A je vaksinu per vete ti o Idiot? Aje i mbrojtur ti per vete? Car karin ke me te tjeret?
      Apo te vjen inat se te kane perdor per Kavje, pasi per cdo efekt anesor qe mund te japi vaksina nuk hedh dot ne gjygj as shtetin as kompanine!
      Njerez te ligj…

  6. Nje pyetje a i besoni me te vertete shifrave qe japin per numrin e e infektimeve dhe vdekjeve kur nuk ka asnje lloj tranparence kur cdo gje publikohet nga mediat me regji nderkombetare kur edhe te dyshosh po quhet herezi njerez kujdes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu