• |
ide | kryesore

Shishja e verës e Shevcenkos dhe basti i humbur i Mourinhos me Felix: “Duhet t’i blej një palë këpucë 800 euro”

-Instant, Sport



José Mourinho i gëzohet fitores ndaj Genoas në Marassi e akoma më shumë dygolëshit të të preferuarit të tij, Felix Afena-Gyan: “Vrapoi drejt meje pas golit sepse i premtova se do t’i bleja një palë këpucë që atij i pëlqejnë shumë dhe që kushtojnë shumë, rreth 800 euro – ka thënë trajneri i Romës në Dazn -. Erdhi në pankinë për të më kujtuar premtimin e tij. Në mëngjes më duhet të shkoj në dyqan për tia blerë… Pjesa e parë ishte pak e bllokuar, por ne luajtëm mirë dhe dominuam. Na mungonte vertikaliteti, por ishim gjithmonë në kontroll. Mkhitaryan luajti një ndeshje fantastike dhe ne ishim të mirë edhe në parandalimin e përpjekjeve të tyre për kundërsulme. Kur ata u tërhoqën mendova se Felix mund të kishte profilin e duhur për t’i vënë në vështirësi, siç bëri kundër Cagliarit dhe Milanit. Ai na ndihmoi shumë, por skuadra luajti shumë mirë.”

Mou ka folur shumë për Felix, edhe si fitoi ekipin e parë: “Të rinjtë stërviten në fushën sintetike ngjitur me tonën, ai dhe 3-4 të tjerë kanë ardhur shpesh tek ne që nga fillimi i sezonit dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje që në fillim ka qenë ftohtësia e tij para portës. Në goditje dhe para portës është shumë i aftë edhe pse teknikisht nuk është fenomen. Është gjithashtu një djalë shumë modest, dicka e vështirë për tu gjetur në këto breza. Më vjen keq për De Rossin (trajneri i të rinjve), sepse do ta humbasë”.

Në fund edhe një shaka për takimin me Shevchenkon: “Më bëri një dhuratë të bukur para ndeshjes, një shishe verë të kuqe, që është një gjë tipike e futbollit anglez. Kam folur shumë edhe me Tassottin. Unë dhe Andriy jemi miq dhe unë mendoj se është i lumtur për mua, edhe pse padyshim i ka ardhur keq për veten, siç do të jem unë nëse më mund ai një ditë. Ai është i dashuruar pas kësaj pune të çmendur, është i kënaqur me sfidën dhe shpresoj të fitojë shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *