• |
ide | kryesore

“U bë palë me Rilindjen” Meta tregon si e la në baltë Basha për zgjedhjet vendore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Meta iu bashkua Sali Berishës kur tregoi se si e ka provuar shijen e tradhtisë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vitin 2019, kur fillimisht i kërkoi dekretin për zgjedhje lokale në 13 tetor dhe pastaj as nuk u regjistrua në KQZ për të marrë pjesë në to, duke i dhënë të drejtë mazhorancës në interpretimin e fakteve. Meta tha se Basha u bë palë me Ramën, duke i dhënë në fund atij të gjithë pushtetin vendor.

“Kujt i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD edhe për zgjedhjet e 13 tetorit për dekretin e presidentit që e kërkoi vetë? Ishte në sinkron të plotë me anëtarët e PS-së në KQZ që organizuan zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit. Basha nuk i shërbeu vendit dhe as opozitës duke e përjashtuar nga qeverisja vendore. Ai jo vetëm nuk  e mbështeti presidentin, por mungesa e kërkesës në KQZ që ia kërkuan aleatët, u përdor nga mazhoranca në Komisionin e Venecias, për të treguar se edhe presidenti nuk i donte zgjedhjet përderisa PD nuk u regjistrua në zgjedhje. është e qartë se Basha nbështeti kreun e Rilindjes për kapjen e pushtetit vendor. Mbështeti kreun e Rilindjes edhe për sulmet ndaj presidentit, se dekretin e presidentit nuk e respektoi as Basha e s’kishte si ta respektonte mazhoranca” tha Meta.



3 Comments

  1. Keshtu keshtu. Keshtu ju dua, lesh e li. Dhe duke u kacafytyr e duke u nxjer syt njeri tjetrit.
    Se na benit si virgjeresha, si shpetimtar te popullit. Dhe si te pa korruptuar.
    Jo se nuk ju njifnim, por tani po njifni njeri tjetrin.
    Keshtu ju pafsha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *