• |
ide | kryesore

Zbulohen SMS-të: Kërkoj një Covid-pozitiv të infektohem që të shmang vaksinën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Dua një Covid-19 pozitiv. Të jetë nga zona e Piemontes së poshtme ose Liguria. Jam gati të imunizoj veten me Covid origjinal, qoftë edhe me një tarifë që mund të biem dakord. Kujt i intereson të kalojë në privat. Më duhet për të punuar. Aktualisht jam i pezulluar pa pagesë”.

Ky njoftimi mund të lexohej në një grup në rrjetin social Telegram, por që tashmë është hequr. Kundërshtarët e vaksinimit në Itali u dyndën në rrjetet sociale në kërkim të dikujt që mund t’i infektonte, në mënyrë që të mund të merrnin Green Pass, pa i’u dashur të vaksinohen.

Në emër të “Covid party”, kërkoheshin takime me të infektuarit, me të cilat mund të pinin një kafe, një birrë, të kalonin kohë në shoqëri dhe në ambiente të mbyllura, me shpresën për të dalë pozitiv në tampon dhe për të përfituar nga shtyrja me 6 muaj e marrjes së dozës.

“Kërkoj një nga Milano”, “Kush është në Pulia?”, “A ka njeri mes Lacios dhe Abruzzo-s?”, “Dikush në Katania?”.
Nga Veriu në Jug të Italisë ishin të shumta kërkesat që u zbuluan. Ka edhe nga ata që janë të gatshëm të udhëtojnë me tren për të arritur tek personi i infektuar.

“A organizohen festa Covid këtu? Më duhet të marr këtë virus të ndyrë për të marrë nazipass-in”, – thuhet në një nga mesazhet.

Termi “Covid Party” është përsëritur shpesh ditët e fundit në Itali. Mediat italiane shkruajnë se kërkesa të shumta kishte nga Bolzano, një nga zonat ku ka rezistencë më të madhe ndaj injektimit të vaksinave.
Një praktikë e tillë është ndjekur edhe në Austri dhe Gjermani.

“Ka djem të rinj, edhe në moshën shkollore, që takojnë pozitivë dhe përpiqen të marrin infeksionin, duke mos kuptuar që virusi është i rrezikshëm edhe te fëmijët dhe të rinjtë”, – tha Patrick Franzoni, zëvendës koordinator i njësisë Covid të Bolzanos.

Në Austri vdiq një 55-vjeçar pasi u infektua qëllimisht gjatë një prej këtyre “festave”. Edhe në Çeki, autoritetet thonë se shumë infeksione tek të pavaksinuarit janë blerë.

“Unë nuk kam bërë asnjë vaksinë që kur kam lindur. Kjo nuk do të jetë doza e parë që do të marr. Do të vazhdoj të paguaj tamponët çdo 48 orë sepse në të kundërt nuk mund të punoj”, – thotë një përdorues.

“E kishte nëna ime, unë kam qenë në kontakt me të dhe nuk kam rezultuar pozitiv asnjëherë”, – shkruan një tjetër. ©LAPSI.al

Telegram



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *