• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se Y. G., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ është përplasur me automjetin tip ‘Volkswagen’ me drejtues A. J. Për pasojë janë plagosur dy shoferët dhe një pasagjere. Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi Y. G., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ është përplasur me automjetin tip ‘Volkswagen’ me drejtues shtetasin A. J.

Si pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja H. G., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *