• |
ide | kryesore

“Balotelli ndiqte pas njerëzit, për t’i vënë flakën flokëve”: kujtimet e Skrabb krijojnë një barsaletë të re

-Instant, Sport



Sjelljet e veçanta të Mario Balotellit pasurohen tani nga një anekdotë e re, e treguar nga Simon Skrabb. Mesfushori finlandez kishte Balon si shok skuadre në kohën e Brescias, sezonin e kaluar: “Menjëherë mendova se ishte një djalë i mirë, në fillim më ndihmonte edhe si përkthyes me gjuhën angleze. Por ishte pak i çuditshëm, nuk e dije kurrë se çfarë mund të shpikte: një herë, më shkrepëse në dorë, ai ndiqte njerëzit në përpjekje për t’u vënë flakën flokëve!”.

26-vjeçari, tani pa kontratë, rezervon ende fjalë pozitive për Balotellin kur flet për Expressen: “Në fillim ai ishte një lloj kapiteni, më pas erdhi izolimi i pandemisë dhe ai u zhduk disi”. E madje edhe aventura e Skrabb te Brescia ka ndryshuar: “Në fillim ishte e mrekullueshme, bëra debutimin tim kundër Milanit dhe u kualifikuam në Euro 2020 me Finlandën, më pas me Covid gjithçka ndryshoi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *