• |
ide | kryesore

Durrës/ Sekuestrohen 41 kg kanabis, arrestohen dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Nikla”, ku si rezultat janë sekuestruar 41 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe janë arrestuar 2 shtetasit që e transportonin atë me qëllim shitjen e saj. Të arrestuarit janë dy 40-vjeçarë dhe nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Volkswagen”në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 41 kilogramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celulare. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *