• |
ide | kryesore

Gaz Bardhi dhe 4 nënkryetarët e PD: Pse nuk japim dorëheqjen që kërkon Berisha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe 4 nënkryetarët e kësaj force politike: Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Grida Duma u janë përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha.

Ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen me argumentin se ata nuk u zgjedhon sipas statutit me votë të fshehtë dhe me 2 kandidatura në Këshillin Kombëtar. Por vartësit e Lulzim Bashës në selinë blu thonë se Berisha po i sulmon padenjësisht për interesat e tij personale.

“Prej disa ditëve, për shkak të qëndrimit tonë në mbrojtje të demokratëve dhe interesit të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha ka nisur një fushatë të padenjë sulmesh ndaj Nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Me keqardhje, përsëritet kërkesa që ne duhet të braktisim Partinë Demokratike dhe demokratët, dhe të bëhemi bashkë me Sali Berishën kundër partisë.

Secili prej nesh është i vendosur të refuzojë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës dhe izolimin e Partisë Demokratike. Kërkesa e z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standardet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve.

Demokratët kanë 8 vite që përballen me dhunën dhe terrorin e Edi Ramës, me krimin dhe bandat e tij dhe nuk jemi sprapsur as kthyer nga rruga për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne e kemi për detyrë të jeni krah tyre.

Asnjë intimidim nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë në krah të demokratëve, për një parti që u shërben atyre dhe jo që kthehet në mburojë të interesave personale të Sali Berishës, aleatëve të tij dhe cilitdo tjetër” – thuhet në deklaratë.

Më herët Berisha tha në Burrel se ata duhet të largohen.

“I deklaroj Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD, jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini si skllevër të peng-Bashës se do bëni gabimin më të rëndë për veten tuaj” – tha Berisha. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Saliu te kujton episodin e filmit per Hitlerin qe nga bunkjeri i rrethuar nga Ruset, jipte urdhera per sulme imagjinare, kur nuk kishte ushtri e shkarkonte gjeneralet kur i kishin mbetur dhe disa ore mbijetese. Nje i çmendur qe skuptonte realitetit ku ndodhet.

    1. sulmet imagjinare janë në kokën tënde

      sallat janë plot. sondazhet po se po. votuesit janë pro salës, kuvendi mblidhet më 11.
      grenell , zeldin , etj republikanë në amerikë janë shprehur haptazi me berishen

      këmbanat bien për ata që kanë veshë të dëgjojnë.ë, more komentues imagjinar

      rushi i gjatë , gridarja, gazi i bardhe dhe balona tabake bashke me burrin e marsidës, janë pa dinjitetin e postit.

      keqardhje për legenat e rradhës.

      ky vend ka parë plot legena, nuk. ngrejnë kandar basha plus minus 4 a 5 palaçote rradhes

    2. Ha sufllaqe te dhjera,o patronazhkar.harruat dullen,e nuk shikoni lakuriqin e cnendur qe ne 9vjet ka vjedhur per 900vjet.

  2. Ore po si nuk ka nje analize per pseudoanalistet si puna zhejit e te tjere parazite qe dalin studjove per te kref ndonje euro pushteti duke mbrojt bashen. Kane dale te gjithe mashtruesat ne treg per te mbyll vrimat e tyre. Se vetem ne sherbim te opinionit publik nuk jane. Mire qe shesin bythen, por e bejne shemtuar duke na bere injorante me zor.

  3. Ju hedh romsi dhe amerika zarfat me zhudra politikaneve, analisteve dhe orakullit avokat.

    Nuk e di a jane parete e droges mbrapsht ato te zarfave?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *