• |
ide | kryesore

Gjesti/ “Parakalimi i nderit” për Interin, nominon Ranierin për Fifa Fair Play Award

-Instant, Sport



Claudio Ranieri është nominuar për çmimin “Fifa Fair Play Award 2021”. Ish-trajneri i Sampdorias u përfshi në listën e kandidatëve për çmimin pasi i dha Interit “parakalimin e nderit” më 8 majin e kaluar pas fitimit të titullit nga zikaltrit. Një “korridor nderi” në fushë në San Siro me shumë duartrokitje të stilit anglez për ti bërë respektin kampionëve të rinj të Italisë. Një gjest i paprecedentë në kampionatin italian, por padyshim shumë i mirëpritur nga FIFA.

Përveç Ranierit, në garë për çmimin “Fifa Fair Play Award 2021” janë edhe stafi shëndetësor i Danimarkës për ndërhyrjen në fushë pas infarktit të Eriksenit në Kampionatin Evropian dhe kapiteni i Celtic Scott Brown për solidaritetin e tij me Glen Kamara, lojtari i Rangers i shënjestruar nga tifozët me sharje raciste para derbit skocez në Europa League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *