• |
ide | kryesore

Kryeministri francez pozitiv me Covid-19

-Instant, Arkiva, Planet



Kryeministri i Francës Jean Castex është infektuar me Covid-19 njoftoi mbrëmjen e së hënës pallati Matignon. Sipas zyrës së kryeministrit ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka vetëm disa simptoma të lehta.

Ata thanë se “orari i tij do të rregullohet në mënyrë që ai të vazhdojë aktivitetet e tij të izolimit” gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Kryeministri mësoi të hënën pasdite, pas kthimit nga Belgjika ku u takua me homologun Alexander De Cro, se një nga vajzat e tij, 11 vjeçe, kishte rezultuar pozitive me koronavirus.

“Ai menjëherë bëri një test PCR, i cili doli pozitiv”, shtoi Matignon.

Kujtojmë që kreu i qeverisë franceze mori dy doza të vaksinës në pranverë dhe nuk ka qenë kurrë pozitiv që atëherë, megjithëse ka qenë në kontakt me pacientët me Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *