• |
ide | kryesore

Leje nga qeveria për operacionin e rritjes së gjoksit e drogë, ish-dashnorja kubane: “Maradona më përdhunoi”

-Instant, Sport



“Është e vështirë të jesh në atdheun e tij, të shohësh se ai është kudo dhe se ai është një idhull, dhe në të njëjtën kohë të ndjesh brenda vetes se ke një kujtim shumë të keq për të si person”. Gjatë një konference shtypi të tejmbushur në Buenos Aires, 37-vjeçarja kubaneze Mavys Alvarez Rego, e shoqëruar nga avokatët e saj Gaston Marano dhe Marcela Carmen Scotti, përsëriti akuzat kundër Diego Armando Maradonës, përvjetori i parë i vdekjes së të cilit përkon të enjten.
Të enjten e kaluar gruaja, e ardhur nga Kuba, u dëgjua në lidhje me hetimin penal për shkaqet që cuan në fundin e ish-Pibe de oro, që ishte i dashuri i saj në Kubë nga viti 2000 (kur ajo ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç) deri në vitin 2005”. Në atë periudhë reshta së qeni vajzë e vogël dhe më duhej të kaloja nëpër fazat e jetës – tha Alvarez – Papritmas u bëra grua dhe më vodhën pafajësinë që kisha. Isha 16 vjeç dhe kisha filluar të pija dhe të merrja drogë”.

Gruaja më pas përsëriti se ishte Maradona që e futi atë në rrugën e këtyre praktikave, në kohën kur kalonte periudha në Kubë gjatë të cilave, teorikisht, duhej të kuronte varësitë e tij. “Ai më fitoi me fraza dhe lule – tha përsëri gruaja -, pastaj pas disa muajsh filloi të ndryshonte gjithçka dhe unë e doja dhe në të njëjtën kohë e urreja. Më erdhi në mendje edhe vetëvrasja”.

Pasi thkesoi se “ai më ofronte vazhdimisht kokainë”, gruaja akuzoi ish-kampionin se e detyronte të bënte seks kundër dëshirës së saj. “Njëherë mamaja ime trokiti në derë – tha ajo dukshëm e trazuar – por Diego nuk e la të hynte, më vuri dorën në gojë dhe më përdhunoi”. Pas episodeve të tjera të dyshuara të dhunës, gruaja tregoi edhe se Maradona e mori atë nga Havana në Buenos Aires, falë një leje të veçantë nga qeveria kubaneze, për t’iu nënshtruar një operacioni për të zmadhuar gjoksin e saj “sepse atij i pëlqenin të mëdhenj” dhe rikuperimin e vuajtur post-operativ “pa ndihmën adekuate”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *