• |
ide | kryesore

Me frengjishten është mirë me PSG edhe më mirë, por nostalgjia mbetet për Messin: “Sfidat me CR7 janë në histori”

-Instant, Sport



Lionel Messi mes së shkuarës dhe së ardhmes. Sulmuesi argjentinas ka folur për veten e tij në një intervistë të gjatë me spanjollët e Marcas, të cilëve ai i foli për Paris Saint Germain, Barcelonën dhe gjithashtu për Cristiano Ronaldon: “Ka kaluar një kohë e gjatë që kemi ndaluar së konkurruari në të njëjtën ligë – ka thënë ai – Garuam për një kohë të gjatë për të njëjtat objektiva, si individualisht ashtu edhe si ekip, ishte një skenë shumë e bukur për ne dhe për tifozët, sepse ata u argëtuan shumë. Është një kujtim i bukur që do të mbetet në historinë e futbollit”. Për ish-klubin e tij, pastaj, ai nuk ka dyshime: “Unë gjithmonë kam thënë se herët a vonë do të kthehem në Barcelonë sepse është shtëpia ime dhe sepse do të jetoj atje. Natyrisht nëse mund të kontribuoj dhe ndihmoj klubin do të doja të kthehesha”.

Pleshti nuk e përjashtoi rikthimin e bujshëm, i cili u përmend edhe nga presidenti Laporta në ditën e prezantimit të Dani Alves, ndërsa nënvizoi se si gjërat po shkojnë mirë në Francë: “Unë gjithmonë dua më të mirën për Barcelonën. Unë jam një tifoz edhe pse nuk luaj tani atje. Sidoqoftë jam shumë mirë në Paris, jam përshtatur plotësisht po ashtu edhe familja ime. Frengjishtja është më e lehtë se sa e mendoja. Sergio Ramos? Në fillim më bënte cudi të stërvitesha me të pas shumë vitesh si rivalë, por e vërteta është se ta kesh si shok është një spektakël. Për të ardhmen e Mbappes mund të them vetëm se ai është i fokusuar te PSG, por vetëm ai e di të ardhmen e tij…”.

Ndërkohë, Xavi është rikthyer në Katalonjë, në një rol të ri: “Do të jetë një trajner shumë i rëndësishëm për lojtarët e rinj, sepse do t’i mësojë shumë. Me të skuadra do të rritet shumë, nuk kam dyshim. Flas shpesh me të, por gjithmonë kemi folur. Jemi miq, kemi ndarë shumë gjëra dhe që nga largimi i tij kemi mbajtur kontakte. Dani Alves? Jam befasuar nga rikthimi i tij, sidomos në këtë moment. Ashtu si Xavi, do t’i ndihmojë shumë të rinjtë, sepse është njeri fitues dhe transmeton shumë”.

Pritet shumë nga PSG veçanërisht në Evropë: “Të gjithë thonë se jemi favoritët e mëdhenj dhe nuk e mohoj që jemi një nga kandidatët, në letër, por na duhen ende disa gjëra për të qenë një ekip vërtet i fortë. Duhet të konsolidohemi edhe si grup, pavarësisht se kemi avantazhin e të paturit lojtarë të mëdhenj për ta arritur. Liga e Kampionëve është një kompeticion shumë i vështirë, që është ajo që e bën kaq të bukur dhe të veçantë. Po ne jemi ndër favoritët, por jo të vetmit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *