• |
ide | kryesore

Napoli, operohet Osimhen: “Victor me moralin përtokë, rrezikon Kupën e Afrikës”

-Instant, Sport



Victor Osimhen është operuar për shkak të frakturave në orbitë dhe mollëzën e majtë të pësuar në ndeshjen kundër Interit: deklarata e Napolit flet për rreth 90 ditë prognozë. Kohë shumë më të gjata se sa ishte planifikuar fillimisht, por sulmuesi nigerian sidoqoftë mund të rikthehet më herët duke përdorur një maskë mbrojtëse karboni për fytyrën. Osimhen është mirë dhe tani do të jetë nën vëzhgim për disa ditë.

Duke numëruar tre muaj të plotë, rikthimi do të bëhej në Cagliari-Napoli më 20 shkurt, ndeshje që përfshihet në mes të kthimit kundër Interit (13 shkurt) dhe ndeshjeve kundër Lazios (27 shkurt) dhe Milanit (6 mars). Spalletti, përpara deklaratës zyrtare, kishte thënë se kishte besim në një rikthim më 19 dhjetor, kundër Milanit, por tani kjo shpresë duket më shumë si një mrekulli.

Duhet patur në konsideratë pastaj Kupa e Afrikës, që do të luhet nga 9 janari deri më 6 shkurt, edhe pse në këtë pikë mund të jetë vetë Napoli, së bashku me lojtarin, që do të vlerësojnë me Nigerinë mundësinë e thirrjes (gjithnjë nëse Osimhen me maskë mbrojtëse është gati të luajë në më pak se dy muaj).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *