• |
ide | kryesore

OBSH jep alarmin: Deri në mars të 2022 do të ketë mbi 2 milionë viktima nga koronavirusi në Europë

-Instant, Lajme, Planet



Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon se deri në mars të vitit 2022 do të ketë gjithsej dy milionë viktima nga koronavirusi në Evropë, nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme. “Rajoni evropian mbetet nën kontrollin e pandemisë Covid-10. Vdekjet që i atribuohen Covid-19 u rritën me 4200 në ditë javën e kaluar, duke dyfishuar shifrën 2100 në fund të shtatorit. Ndërkohë, numri total i vdekjeve nga koronavirusi ka kaluar shifrën 1.5 milionë në 53 vendet e rajonit. Sot, Covid-19 është shkaku kryesor i vdekjeve në Evropë dhe Azinë Qendrore”, shkruan OBSH-ja në një deklaratë.

Duke e përshkruar situatën si shumë serioze, OBSH-ja tha se priste “stres të lartë ose ekstrem” për shtretërit e spitaleve në 25 nga 53 vendet e rajonit dhe në njësitë e kujdesit intensiv në 49 vende të vendosura për t’u përballur me pandeminë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *