• |
ide | kryesore

Përdornin rrjetet sociale për të shitur, Policia arreston 6 menaxherët në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor, “Fast Delivery”, duke vënë gjashtë persona në pranga.

Ata dyshohen, se në bashkëpunim me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, kishin krijuar një skemë tregtimi dhe transportimi për produktet që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor. Kjo skemë sipas policisë ushtrohej online, nëpërmjet faqeve si “Instagram dhe “Facebook”, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit.

Personat e arrestuar janë: Anxhela Dauti, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, Manol Lekaj., 34 vjeç, banues në Tiranë, Bruno Sanija, 37 vjeç, banues në Tiranë, Eduard Gjura., 38 vjeç, banues në Tiranë, Kejvi Sulaj., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Bledar Çela, 44 vjeç, banues në Tiranë, administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.



2 Comments

  1. Berisha kuptohet se është në degradim të sistemit të tij logjik sa arrin deri në abstraksion jashtë kohor, tek thotë se: “Kur unë të jem kryeministër, nuk do ta pranoj ambasadoren Yuri Kim në zyrën time”. Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: pa votime dhe me një grusht shteti do të vijë Saliu në pushtet si kryeministër? Ja kjo është logjika e së vërtetës. Zgjedhjet janë në vitin 2025. (!) Por, degradimi i sistemit logjik të Berishës, kuptohet se është rrjedhojë e frikës së tij.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *