• |
ide | kryesore

Përplaset dhe merr flakë autobusi në Bullgari/ Shënohen 45 viktima, mes tyre dhe 12 fëmijë

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Sipas zyrtarëve vendas ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje. Autobusi në të cilin udhëtonin 53 qytetarë është shkrumbuar plotësisht, duke shkaktuar 46 viktima, mes tyre 12 fëmijë.

Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha për mediat se vetëm 7 pasagjerë u shpëtuan dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet. Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit tragjik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *