• |
ide | kryesore

Taylor Swift thyen rekordin me një version të ri të këngës ‘All Too Well’

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi ripublikimi i albumit të saj “Red” i gëzoi fansat dhe theu rekordet e vendosura më parë sa i përket shitjes së albumeve muzikore, një këngë ra në sy.

Bëhet fjalë për një version të ri të këngës “All Too Well”, i cili zgjat dhjetë minuta, dhe që dyshohet se i kushtohet aktorit Jack Gyllenhaal. Kjo këngë përfundoi në krye të listës Billboard Hot 100, duke e bërë atë këngën më të gjatë në këtë pozicion, duke mposhtur këngën e Don McLean, “American Pie Part I & II”, nga janari 1972, i cili zgjati tetë minuta. Taylor falënderoi dëgjuesit në rrjetet sociale.

“Jam shumë krenare për këtë këngë dhe kujtimet që krijuam së bashku.  Ajo është zgjedhja juaj, dhe tani ju e keni bërë këtë ?! Unë jam E emocionuar. Kënga dhjetë minutëshe është në krye të listës Hot 100”, ka shkruar ajo në Twitter.Pompoziteti mbi këtë këngë rritej nga viti në vit, dhe vetë këngëtarja deklaroi se gjatë performancave të para të kësaj kënge, ajo qau aq shumë sa fansat fjalë për fjalë e kënduan këngën në vend të saj, prandaj ajo përfundimisht ra në dashuri me të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *