• |
ide | kryesore

Të shtëna pranë portit të jahteve në Orikum, 37-vjeçari goditet në kokë me qytën e pistoletës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një konflikt mes disa personave është shënuar gjatë mbrëmjes së sotme në afërsi të porti të jahteve në Orikum.

Si pasojë e konfliktit, është plagosur me sende të forta 37-vjeçari me iniciale E.Sh. i cili u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burimet thanë se ai është goditur në kokë me qytën e pistoletës.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë konfliktit, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të konfliktit dhe identifikimin e arrestimin e autorit ose autorëve të dyshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *