• |
ide | kryesore

Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, shtyhen më tej hetimet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë me 2 muaj e 15 ditë afatin e hetimit ndaj të akuzuarve për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, shkurtin e vitit 2005.

Shtyrja e afatit u kërkua nga SPAK për shkak të nevojës së kryerjes së disa veprimeve hetimore.

Për dy vrasjet e bujshme po hetohen nga SPAK, Emiliano Shullazi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Luftar Reçi, bashkëpunëtor i drejtësisë.

Dy ngjarjet kriminale të zbardhura nga SPAK kanë ndodhur shkurtin e vitit 2005. Mbrëmjen e 26 shkurtit, Klodian Saliu po udhëtonte në një automjet tip “Mercedes” në aksin Durrës-Maminas, kur nga një automjet në lëvizje u qëllua me breshëri automatike. Saliu u vra, ndërsa u plagos edhe një person tjetër.

24 orë me vonë, biznesmeni Vajdin Lame u vra nga një shpërthim i telekomanduar i një sasie tritoli të vendosur në ashensorin e pallatit të tij, pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Përveç tij, i vrarë mbeti edhe Artan Arsi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *