• |
ide | kryesore

Ballkani i Hapur/ Mbështetja amerikane që projekti Rama-Vuçiç nuk e pati asnjëherë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Manipulimi se Ballkani i Hapur ka mbështetjen pa kushte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por se nuk shikohet me sy të mirë nga Bashkimi Europian ka zënë vend apriori në ballafaqimin e argumentave, pro apo kundër nismës që prodhoi aleanca Rama-Vuçiç. Pikërisht për këtë, deklarata e Zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar në Beograd, krijoi idenë e një kthese të fortë të SHBA përkundrejt Ballkanit të Hapur.

Escobar, i cituar nga Radio Evropa e Lirë tha se, nëse në iniciativën “Ballkani i Hapur” (Open Ballkan) nuk përfshihen që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë. Në fjalën e tij, ai ka përmendur një term kyç në vlerësimin e diplomatëve perëndimorë, kur e konsideroi atë “gjithëpërfshirëse”.

“Përkrahim planin e Ballkanit të Hapur, gjithëpërfshirës, në mënyrë që të sigurojë qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit e shërbimeve”, theksoi Escobar.

Qëndrimi i zyrtarit amerikan kapi titujt kryesorë në mediat shqiptare, pasi kushti për pjesëmarrjen e të gjashtë vendeve në Ballkanin e Hapur, apo “gjithëpërfshirja” ka qenë thelbi i çështjes, në të cilin kanë këmbëngulur vazhdimisht zyrtarët e Bashkimit Europian.

Në fund të muajit tetorit, pas një raportimi që Escobar pati në Kongresin amerikan, deklaratat e tij u raportuan të cunguara në mediat shqiptare. Qe një tweet i ambasadores amerikane Yuri Kim, që shpërndau videon e raportimit të Escobar e shoqëruar me një mesazh ku ajo shkruante mes të tjerash: “SHBA gjithashtu mbështesin Open Balkans (e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e BP) & nisma të tjera që nxisin integrimin rajonal”. Tweet i plotë më poshtë:


Menjëherë, mediat pranë qeverisë  e shpërndanë këtë pasqyrim gjysëm të vërtetë të raportimit të Escobar me nota pompoze. Në disa raste fjalia e tij, sipas të cilës nisma nuk mund të kishte sukses pa tre vendet që mungojnë kishte humbur në përkthim. Në disa raste, manipulimi qe më i hollë.

 

Transmetohej fakti që SHBA mbështesnin çdo nismë që ndihmonte në zhvillimin ekonomik dhe në integrimin rajonal, por ishte lënë pa përmendur fakti që Ballkani i Hapur nuk mund të funksiononte nëse 3 vendet e tjera nuk bëheshin pjesë e saj.

I pyetur nga kongresistja, Claudia Tenney, nëse SHBA-ja mbështet nismën Ballkani i Hapur, Escobar në datën 28 tetor, mes të tjerash shprehej:

“Ne mbështesim të gjitha nismat që afrojnë vendet ekonomikisht. Ner besojmë se bashkëpunimi i ngushtë ekonomik po ndodh dhe do të vazhdojë të ndodhë. Liderët e tre vendeve që kanë iniciuar Ballkanin e Hapur, na kanë siguruar që ajo është e hapur për të gjitha vendet e tjera dhe ne i besojmë ata. Në fakt, ajo nuk mund të ketë sukses pa tre të tjerat”

Video më poshtë:

Nga fjalët e tij kuptohet SHBA, njësoj si BE ndjek linjën e “gjithëpërfshirjes” kur vjen çështja tek bashkëpunimi rajonal, që do të thotë se nisma nuk mund të ketë sukses pa Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.

I dërguari i SHBA ka përsëritur qëndrime që kanë mbajtur më herët liderë të Bashkimit Europian në Tiranë, si Angela Merkel dhe Ursula von Der Leyen.

Lexo edhe: Injorim spektakolar i Ballkanit të Hapur nga Merkel/ Komplimentat e Ramës nuk pinë ujë me kancelaren

Lexo edhe: Konferenca me Von Der Leyen/ Rama kundër presidentes së BE për “Open Balkan”

Lexo edhe: Ballkani i hapur/ Tre pikat ku Albin Kurti e kundërshton Ramën

Por kush e ka krijuar këtë dualitet në qëndrimet mes administratës së SHBA dhe BE?

Dëshira për ta veshur Ballkanin e Hapur me një tis mbrojtjeje amerikane në prapaskenë erdhi pas refuzimit të qartë nga Bashkimit Europian. Fillimisht Rama tentoi të manipulojë me mesazhet që vinin nga BE, por kur diplomatët europianë këmbëngulën në mbështetjen për Procesin e Berlinit, atëherë “u kërkua” mbështetja amerikane përmes interpretimit të deklaratave.

Edhe sot në Beograd, kur Escobar ka kërkuar një nismë gjithëpërfshirëse për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, Rama ka vazhduar me qëndrime të dyfishta.

Kryeministri i Shqipërisë, në njërën anë falenderoi SHBA për mbështetjen, ndërsa në anën tjetër kritikoi Bashkimin Europian.

“BE bëhet problem kur thotë që duhet përfshirëse. Në vend që të thuhet kjo, le të inkurajojnë të tjerët të bashkohen. Me këtë qëndrim, BE është duke u dhënë të tjerëve alibinë që Europa është kundër, Gjermania është kundër Ballkanit të Hapur”, u shpreh ai, duke bërë shurdhin ndaj kundërvënies që sapo i kishte artikuluar i dërguari i amerikanëve në të njëjtin takim./Lapsi.al



17 Comments

    1. Ballkani hapur eklipson bashkimin kombetar pa luft.mbasi cili do qoft manovrimi serbo rus kontratat e coptimit 100 vjecar te trojeve shqiptare perfundojne ne 2023 dhe dihet qe ballkanasit krijuan shtete ne trojet shqiptare shqiptaret jan ato qe do administrojne territoret ilire pavarsisht banoreve te saj

  1. YMER GELBAZA KELLIRA DUHET ARRESTUAR SA ME SHPEJT,KY ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL PO MASTUBON NEPER VENDE PUBLIKE -DJE KISHTE MASTURBUAR NE ZYRE TE EDI RAMES thotë:

    PO TE LEXOJENI PORT’halen E YMER GELBAZA KELLIRES THOTE SE SHBA PO E PERKRAH OPEN BALLKANIN E EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC

  2. idiotizma te Lapsi .al………..SHBA mbeshtet ballkanin e hapur dhe kete e ka bere qe ne fillim te nismes

  3. Pordhe me rigon, gerdalla i Surrelit e pat qe u duartrokit nga Serbet sikur te ish Titua gjall, ja pra Esat ziu i ri ka rilindur.??

  4. A nuk me shihni mor te ditur,
    ne ate ekran krejt te merzitur,

    kam nje Hall te madh kam nje siklet,
    atje ne Turqi ka nis protesta ai milet,

    e pra kur telashe ka Vellami Erdogan,
    dhimbjet e lindjes i ndjej une ne Tiran!

  5. Sali Berisha eshte ne esence nje enverist pa Enverin, nje temperament parapolitik me natyre terroriste; moralisht dhe financiarisht, i korruptuar, nje mbetje politike e izoluar ne pritje te ndeshkimit qe do te vulose perfundimisht mbylljen e nje kapitulli te erret ne historine shqiptare.

    Karburanti per tanket serbe, prishja e zgjedhjeve te 26 Majit, 150 viktimat e Tropojes, 28 te vraret e Gerdecit, 4 protestuesit e pafajshem te 21 janarit te ekzekutuar nga snajperet e tij, apo ish te perndjekurit e vetdjegur rrugeve te Tiranes, jane pikat me te zeza ne jeten e tij politiko-gotike, por jo te vetmet…Dera eshte e hapur per te gjithe kete ka thene dhe amerika o shpellkare

    1. O I paemer i10:04
      Sa mire mor shkerdhate e zog kurve nuk po e lexon Tumen e Muto Bazes!?Eahh….!?
      SHPELLKARET te kane LERUAR te gjitha femrat e familjes dhe te far’efisit.
      Bravo qe po e lexoke LAPSIN dhe SYRIN!

    2. Kryehajduti shqiptqr nuk punon per ate qe eshte zgjedhur ( per ato zgjedhje qe ka vjedhur) por vazhdon lehjen si gore rruge kunder Berishes i cili do ti haje koken… Ben ate qe di te beje mire-lehjen- nuk e kupton se si te gjithe qeniet e gjalla ne kete bote e kane nje armik peralle te cilit ndjehen te pa mbrojtur dhe dorezohen vete, si delja qe i shkon ujkut.Keshtu ndjehet doçi para uraganit Berisha…. i mbaruar!!! Mos u merzit o doç; se e ke thene vete qe kur te mos jesh me kryehajdut do meresh me krijim mode, keshtu qe mund ti bashkohesh Dolce- Gabanas e te beni nje treshe mode, gjithmone nese nuk shkon ne burg. Tung o doç!!

  6. YMER GELBAZA KELLIRA :INCESTI NE FAMILJEN E EDI RAMES VAZHDON:GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC

  7. Në 13 korrik 2021, vetëm dy muaj pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argita Berisha, e bija e Sali Berishës, ka blerë një tjetër vilë në Gjirin e Lalzit.

    Nuk deklarohet sipërfaqja e vilës, por vetëm vlera 155 mijë euro e saj, një vlerë e ulët për tregun e zonës. Shtëpia e re ka kaluar në pronësi të të dy bashkëshortëve.

    Kjo lëvizje në pasuri reflektohet në deklaratën e pasurisë që Sali Berisha ka dorëzuar në ILDKP pas betimit si deputet në 10 shtator 2021.Ymer shishen e shurres per salihun,vrap se shpellkaret ta shkerdhejne fisin o bythqir

  8. Sali Berisha thotë se dosja e Bashës për lidhjet me paratë ruse, erdhi në Tiranë nga SHBA, por ambasadorja Yuri Kim e mbajti në sirtar për ti bërë shantazh Bashës.

    D.m.th ky njeri çdo gjë të ndyrë që ka bërë vetë gjithë jetën mendon se e bën gjithkush kundër tij, duke u përpjekur të bëj qesharak shtetin amerikan.o ymer ka paske pire shurren salihut,kuptohet

  9. Ballkani i hapur është shtojcë e paster e Bashkimit Ekonimik Euroaziatik, e cila është
    organizatë ndërkombëtare për integrimin rajonal ekonomik, ku merr pjesë Rusia, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Kirgistani. Është themeluar në 2014 në bazën e një Bashkimi Doganor që ka ekzistuar më herët ndërmjet tyre. Të njëjtin model i propozoi Vuçiç Ramës dhe e peshkoj bukur. Ky bashkim doganor në fillim u quajt mini shengen, tani per kamuflim Ballkan i Hapur, por menjëher sapo Rama dhe Zaev firmosën në Durres marrveshjen e propozuar, Vuçiç shkoi në Moskë dhe firmosi antarsimin në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik me qendër Rusinë. Keshtu rrjedhimisht si Shqipëria dhe Maqedonia perfaqesohen nga Serbia në forumin euroaziatik.
    Te gjithe historite e tjera jane kamuflim dhe pallavra. Sot Shqipëria është pjesë e Serbisë (Jugoslavise se re me qender Beogradin) që gjithmonë na i ka dash dhe na i do të mirën! . Prandaj dhe sorosianet e Tiranës po e sulmojnë Kosovën me egërsi, se po i prish planet Beogradit.

  10. Berisha eshte bere Don Kishoti i madh i shekullit XXI: qe vete ai qe hapi gjyq kunder Departamentit te Shtetit Amerikan ne Paris per shpalljen e tij “Persona NONGRATA”. Normalisht, Kryetari i PD, Lulzim Basha e pazulloi nga Grupi Parlamanter i PD deri perfundim te Gjyqit te Parisit. Por S.B.ne vend qe te mbroje dinjitetin e tij ne Gjyqin e Parisit sulmon Kryetarin e PD Lulzim Basha, i cili e largoi nga grupi i tij parlamentar “deri ne perfundim te Gjyqit te Parisit”.. Pse nuk duron Doktor Mortja sa ta fitoje gjyqin e pastaj te kthehet triumfator ne grupin parlamentar te PD dhe ndoshta edhe ne krye te saj????!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *