• |
ide | kryesore

Bashkimi Shqipëri-Kosovë rindez debatin Vuçiç- Albin Kurti

-Instant, Kryesore

Mjafton edhe një shkëndijë e vogël që përplasja mes Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç të marrë flakë. Këtë herë luftën e deklaratave e ka ndezur çështja e bashkimit të mundshëm Shqipëri- Kosovë. Gjithçka filloi nga një intervistë e kryeministri kosovar dhënë për shtypin kroat. Gjatë këtij bashkëbisedimi, që nga kritikët shqiptarë të Kurtit u konsiderua si tërheqje nga pozicionet e tij të mëparshme radikale, ai tha se do të votonte pro një bashkimi të mundshëm, nëse do të organizohej një referendum paqësor dhe demokratik për këtë çështje.


Por ajo që për disa mund të quhej zbrapse për Vuçiçin është një sulm më shumë. Sot, presidenti serb ka bërë me dije se do t’u dërgojë një letër të gjithë drejtuesëve të shteteve duke i pyetur nëse i dëgjojnë deklarata të tilla. E nëse po, cili është reagimi i tyre, e përse askush nuk reagon kundër shqiptarëve.


“Letra ime do të përmbajë një pyetje të thjeshtë: A do të thotë kjo që ju do të heshtni dhe nuk do të reagoni nëse dikush nga këtu flet për bashkim me dikë tjetër? Pra, pyes, mbi çfarë parimi do t’u lejohet shqiptarëve ta bëjnë këtë dhe serbëve u ndalohet? Unë do të kërkoj një shpjegim dhe do të pyes: Çfarë do të thoshit nëse dikush nga Serbia ose RS do të thoshte kështu? Apo ata mund të bëjnë gjithçka? Do të guxoj të pyes se si do të reagonin nëse deklarata të tilla të papërgjegjshme do të vinin nga Beogradi? Çfarë do të thotë se ke të drejtën e papërgjegjshmërisë nëse je shqiptar, nëse i përket disa kombeve të tjera dhe se nuk ke të drejtë në të njëjtat standarde nëse je serb? Kjo është gjithçka që duam të dëgjojmë,”-tha Vuçiç.

 

Po këtë të mërkurë, Albin Kurti, ka pasur një bashkëbisedim në institutin austriak Karl-Renner në Vjenë ku është përgjigjur edhe për idenë e bashkimit me Shqipërinë duke theksuar se pavarësia e Kosovës nuk është konceptuar kurrë si pavarësi nga shteti amë.
“Në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë unë kurrë nuk do ta imagjinoja bashkimin tonë duke shkaktuar luftë për ta bërë atë ose për të shkaktuar konflikte jo demokratike të çfarëdo lloji. Për këtë çështje, do të doja që ta theksoj faktin që Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk është menduar asnjëherë si pavarësi nga Shqipëria, por si çlirim nga Serbia dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë. Pra, të gjithë shqiptarët që do ta dëshironin këtë bashkim, ai asnjëherë nuk është kundër dikujt tjetër dhe nuk është asnjëherë qëllimi që të na bëjë neve më të mëdhenj, por për të kontribuuar në mirëqenie dhe liri, pra, si shprehje e lirisë, jo si shprehje e agresionit. Si kryeministër, në këtë mandat, siç keni theksuar ju, unë kam fituar me “biletën” për punë dhe drejtësi dhe këto janë prioritetet e mia të para dhe më të rëndësishmet”, ka thënë Kurti.

Por  megjithëse kryeministri i Kosovës e ka bërë të qartë se kush janë prioritetet e mandatit të tij dhe votës që ka marrë, Kjo nuk e ka penguar Aleksandar Vuçiç të bëjë rrolin që i përlen më shumë atë të qarjes përpara ndërkombëtarëve se Serbia është e diskriminuar nga perëndimi.

©Lapsi.al

 

 

 

9 Comments

  1. Eshte e drejte universale e shqipetarve dhe me sakte e Shqiperise dhe e Kosoves te vendose per bashkimin. Çudi eshte se si qeverite ne Shqiperi nuk punojne dhe artikulojne nderkombetarisht rreth kesaj çeshtje per ta bere fakt te kryer. Vuçiç le te shprehet per Rusine e Krimene qe me ane te referendumit u bashkuan ne nje shtet edhe pse Rusia e kish aneksuar me force para se te ndodhte ky bashkim ne thonjeza, prandaj dhe nuk e njef askush Krimene si pjese te Rusise. Ndersa me Kosoven ndryshon puna, sepse ajo tashme ka vite qe ka shpallur pavarsine nga Serbia dhe eshte ne te drejten e saj sovrane per tu bashkuar Shqiperise. Me shkurt dy vende Sovrane bashkohen me vullnet te lire, pavarsisht se do apo nuk do Serbia, Greqia, Spanja, Rumania apo Rusia. Kjo e fundit na i ka dhene shembullin e duhur dhe skemi pse presim gjate, sepse koha nuk do punoj gjithmone per ne.

  2. Ne te vertete Kurti eshte zbutur shume ne qendrimet e tij pro bashkimit me shqiperine qe kur eshte bere kreminister. Gjate kohes qe ishte ne opozite trumpetohej fort nga Kurti qe ka vetem nje rruge ajo e bashkimit te Kosoves me Shqiperine, sot e degjojme te shprehet gjithmone e me pak dhe eshte per te ardhur keq. Provohet ajo qe eshte pare dhe ne Shqiperi qe politikanet kur jan ne opozite luajn fort me populizmin e nacionalizmin, kur marrin pushtetin zbatojne real politiken. Besoj ky eshte dhe zhgenjimi kryesor qe qytetaret e kosoves kan kundrejt Kurtit dhe besoj u pa ne zgjedhjet e para 2-3 javeve

  3. Berisha flet tani për afera të Bashës për Toyota Yaris me para të ndara me Taulant Ballën, flet për dosjen ruse të lobimit të Bashës, i kujton zgjedhjen kryetar bashkie në 2011-ën si ja ndryshuan rezultatin Ramës sy për sy. Dhe të gjitha këto përveç se adresohen si shantazh ndaj Bashës në fakt nxjerrin zbuluar sesi këta personazhe fshehin krime dhe akte abuzive me pushtetin. I fshehin nën mëngë dhe i përdorin për shantazh. Por ndërkohë që shantazhojnë edhe veten e zbulojnë. Aq shumë i shtyn dufi dhe inati shpirtëror ndaj njëri tjetrit sa po bëjnë autogola fatale me pasoja edhe penale duke pranuar se kanë fshehur dhe fshehin abuzime me pushtetin, favorizime me heshtje, veprime e mosveprime.

    1. I paemri I 17:02-shit..
      A je fjet’eah??!!
      Ik or koqe,artikulli flet per Vucicin e Kurtin.
      C’lidhje ka LB e SB ketu!!??
      Bravo ,je ridhjeres qe lexon Lapsin,Syrin dhe jo Tumen-sumen.

  4. Nuk di ku po shihni zbutje te kurtit a si ta quajme kete. Shqiptaret vendosin ne menyre demokratike dhe jo 1 , 2 apo 3 politikan. Albini ne nje interviste e pati thene shume mire qe bashkimi i shqiptareve ne nje shtet nuk ka nis me te.

  5. Sali Berisha eshte ne esence nje enverist pa Enverin, nje temperament parapolitik me natyre terroriste; moralisht dhe financiarisht, i korruptuar, nje mbetje politike e izoluar ne pritje te ndeshkimit qe do te vulose perfundimisht mbylljen e nje kapitulli te erret ne historine shqiptare.

    Karburanti per tanket serbe, prishja e zgjedhjeve te 26 Majit, 150 viktimat e Tropojes, 28 te vraret e Gerdecit, 4 protestuesit e pafajshem te 21 janarit te ekzekutuar nga snajperet e tij, apo ish te perndjekurit e vetdjegur rrugeve te Tiranes, jane pikat me te zeza ne jeten e tij politiko-gotike, por jo te vetmet…

  6. Në 13 korrik 2021, vetëm dy muaj pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argita Berisha, e bija e Sali Berishës, ka blerë një tjetër vilë në Gjirin e Lalzit.

    Nuk deklarohet sipërfaqja e vilës, por vetëm vlera 155 mijë euro e saj, një vlerë e ulët për tregun e zonës. Shtëpia e re ka kaluar në pronësi të të dy bashkëshortëve.

    Kjo lëvizje në pasuri reflektohet në deklaratën e pasurisë që Sali Berisha ka dorëzuar në ILDKP pas betimit si deputet në 10 shtator 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu