• |
ide | kryesore

Binjakë të forcave speciale: ja kujt ja ka besuar jetën Cristiano Ronaldo

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo, futbollisti i Manchester United po i kushton shumë vëmendje sigurisë. Për këtë arsye ai ka punësuar një ekip truprojash, të cilët kanë për detyrë të mbrojnë atë dhe familjen e tij 24 orë në çdo ditë të javës. Por kush janë dy truprojat që qëndrojnë afër sulmuesit portugez?

Bëhet fjalë për dy vëllezër, të cilët më herët kanë shërbyer në forcat speciale në Afganistan. Për herë të parë, ata u shfaqën në krah të CR7 në shtator të këtij viti, pak para se futbollisti portugez të përgatitej të udhëtonte drejt Zvicrës për një ndeshje të Ligës së Kampioneve.

Ngjashmëria identike e Sergio dhe Jorge Ramalheiro ka ngjallur kuriozitet në rrjet, ndërsa mediat portugeze kanë zbuluar se ata kanë edhe një vëlla tjetër dhe janë trinjakë. Ajo që ka nxitur më shumë komentet, është stili në të veshur i binjakëve, të cilët shfaqen vazhdimisht të kuruar dhe në formë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *