• |
ide | kryesore

Hysaj refuzoi grumbullimin me Napolin dy vjet më parë: gjobë 40 mijë euro për shqiptarin

-Instant, Sport



Pas dy vitesh vjen verdikti i parë i Kolegjit të arbitrazhit për rastin e rebelimit në Napoli: grumbullimi i urdhëruar nga presidenti De Laurentiis, pas ndeshjes Napoli-Salzburg të Ligës së Kampionëve më 5 nëntor 2019, ishte legjitim dhe lojtarët nuk mund të refuzonin të merrnin pjesë. Kolegji i Arbitrazhit ka urdhëruar një gjobë prej 40,000.00 € (plus 3,500 € për tarifat ligjore) kundër ish-lojtarit të kaltërve Elseid Hysaj, tani te Lazio, “duke njohur kështu legjitimitetin e grumbullimit të urdhëruar nga klubi dhe shkeljen e kontratës si pasojë nga lojtari i cili nuk ka respektuar direktivën e Klubit”, thuhet në njoftimin e klubit të Napolit.

Sipas Kolegjit të Arbitrazhit “grumbullimi futej padyshim në një nga praktikat e përdorura në mënyrë legjitime nga ekipet profesionale të futbollit. Rasti në fjalë, për kohëzgjatjen, modalitetet e përgjithshme, edhe në bazë të deklaratave të bëra nga drejtuesit e shoqërisë e të profileve të tjera, është prezantuar pa konotacione të natyrës ndëshkuese ndaj ekipit, duke pasur, në të vërtetë, qëllimin e qartë të dëshirës për të favorizuar performancën më të mirë të ekipit dhe të teknikëve për të kontribuar në rritjen e performancës konkurruese deri atëherë nën pritshmëritë e Shoqërisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *