• |
ide | kryesore

IKMT shemb godinën e shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekskavatori i IKMT-së nisi mëngjesin e kësaj të mërkure shembjen e shkollës “Naim Frashëri” në Durrës, e dëmtuar nga tërmeti.

Goditja e parë u dha tek palestra e gjimnazit, për t’u spostuar më pas tek godina kryesore.

Jo të gjitha mjetet mësimore ishin larguar, pasi shumë prej tyre dukeshin me sy të lirë, sa herë ekskavatori shembte përdhe pjesë të ndryshme të godinës.

I ndërtuar në vitin 1970, gjimnazi “Naim Frashëri” ka nxjerrë breza të tërë nxënësish, disa prej të cilëve personalitete publike.

Procesi i shembjes u ndoq nga sytë e kureshtarëve, ndërsa tek më nostalgjikët nuk mungonin lotët.
Disa të tjerë reaguan të revoltuar, ndërsa ekskavatori po prishte godinën 4-katëshe.

Një prej qytetarëve kujton disa nga momentet më të rëndësishme të historisë së kësaj shkolle.
Pavarësisht nostalgjisë, për qytetarët prishja e godinës do t’i hapë rrugë ndërtimit të një shkolle të re.

Më 29 tetor, bashkia Durrës zhvilloi dëgjesën publike për projektin e ri të kësaj shkolle, që do të ndërtohet me fondet e BE-së, në kuadër të projektit EU4Schools.
Në bashkinë Durrës janë rindërtuar apo rikonstruktuar 14 godina arsimore të dëmtuara nga tërmeti.
16 të tjera janë në proces dhe pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *