• |
ide | kryesore

Ishin fshehur në 2 laboratorë, sekuestrohet kokainë me vlerë 300 mln euro në Kolumbi

-Instant, Lajme, Planet



Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar 10 tonelata kokainë, të fshehur në dy laboratorë.

Sipas mediave të huaja, dyshohet se droga i përket guerilëve ELN. Kjo është sasia më e madhe e kokainës të sekuestruar brenda një viti.

Droga gjendej në dy laboratorë të Ushtrisë Nacionale Çlirimtare (ELN) në fshatin Narino që gjendet përgjatë vijës kufitare me Ekuadorin.

Lënda narkotike u sekuestrua gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë dhe ushtrisë kolumbiane.

 

“Dhjetë tonelata nënkupton mbi 300 milionë dollarë që ka mundur t’i fitojë ELN, grup ky që kontrollonte dy laboratorë”, shtoi ministri Molano.

E pas më shumë se gjysmë shekulli luftë kundër shitjes së drogës dhe përkrahjes së madhe në këtë kauzë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia është akoma prodhuesi më i madh në botë i kokainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *