• |
ide | kryesore

Keanu Reevers: Unë dhe Winona Ryder kemi qenë të martuar për 29 vite

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur Keanu Reeves, i njohur në Hollywood për dashamirësinë e tij, tha se ai ishte martuar me kolegen e tij Winona Ryder në sytë e Zotit që nga viti 1992 dhe sigurisht, ai ka shokuar fansat e tij me këtë deklaratë.

57-vjeçari Reeves tregoi arsyen e kësaj martese në një intervistë për revistën Esquiere.  Sipas Reeves, arsyeja për këtë është filmi “Dracula’ që ai luajti me Ryder në vitin 1992.  Sipas skenarit, personazhet që ata luanin duhej të martoheshin.  Coppola përdori një prift të vërtetë në atë skenë dhe ceremonia e martesës u mbajt plotësisht në përputhje me jetën reale.

Duke kujtuar këtë ngjarje të viteve më parë, Keanu Reeves tha: “Ne bëmë të gjithë ceremoninë e martesës me një prift të vërtetë dhe mendoj se jemi të martuar në sytë e Zoti.”

Dhe bashkë-ylli i Reeves , Winona Ryder gjatë në një intervistë për revistën Entertainment Weekly në vitin 2018, tha se skena e dasmës është xhiruar me një prift të vërtetë në një kishë ortodokse greke në Los Anxhelos:

“Ne u martuam në filmi Drakula. Ne jemi të martuar në jetën reale. Francis (Ford Coppola) përdori një prift të vërtetë në atë skenë.”

Ashtu si Reeves, Ryder shtoi në atë intervistë se gjithçka që ndodh në një martesë të vërtetë u bë në atë skenë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *