• |
ide | kryesore

Magdalena Andersson bëhet gruaja e parë kryeministre në Suedi

-Instant, Lajme, Planet



Magdalena Andersson është gruaja e parë kryeministre e Suedisë. Andersson, e cila me postin e saj zëvendëson Stefan Lofven, si drejtuese e Social-Demokratëve, deri ditën e sotme mbante pozicionin e Ministres së Financave. Njëqind vite pasi gratë morën të drejtën e votës në Suedi, përzgjedhja e Magdalena Andersson u shoqërua me ovacone dhe duartokitje në parlament.

Suedia ishte vendi i vetëm nordik që nuk kishte zgjedhur një kryqeveritare femër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *