• |
ide | kryesore

Meta: Basha, i papjekur. M’u lut ta nxirrja nga qorrsokaku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin vendor janë ndër aktet më skandaloze dhe më të rënda që tronditen themelet e shtetit ligjor dhe demokracinë”.

Kështu është shprehur Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë për mediat në Kosovë. Meta bëri akuza të forta ndaj kryetarit të PD-së, Basha të cilin e quajti, të papjekur.

“Kjo është një faturë shumë e rëndë e opozitës aktuale në Shqipëri. Këto akte e ndihmuan dhe e përshpejtuan kapjen totale të shtetit. Megjithatë opozita së shpejti shpresoj të marrë në dorë rolin që i takon.

Sa i takon Bashës dhe deklaratave të tij për Trekëndëshin e Bermudës, ai shquhet jo vetëm për lapsuse në matematikë, por së fundmi edhe në gjeometri. Basha ka 4 përgjegjësi madhore për kapjen totale te shtetit nga Rilindja, të cilave ai nuk mund t’ju shmanget dot. Basha më kot i shmanget, por nuk i shpëton dot katërkëndëshit të përgjegjësive të tij madhore.

Kryetari aktual i papjekur i PD m’u lut me lot në sy të shtyja zgjedhjet lokale. Për të shmangur një gjakderdhje të mundshme dhe për të ndihmuar opozitën të dilte nga ky qorrsokak ku e kishte futur për të disatën herë Kryetari i papjekur i PD, u detyrova te shtyja zgjedhjet” – tha Meta. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Meta nje delirant provincial i dhjere. Te gjithe i qenken lutur dhe ulur ne gjunje ketij kokebole. LSI eshte produkti me i keq i politikes shqiptare qe e ka krijuar ky mostra dhe qe me pas mbajti ne pushtet mostrat si Berisha dhe Rama.

  2. Basha mund te jete i papjekur po ka marre nja dy gram shkolle diku kurse ti o katunar cepani je nje qelbesire qe se bo nona dy

  3. Sali Berisha eshte ne esence nje enverist pa Enverin, nje temperament parapolitik me natyre terroriste; moralisht dhe financiarisht, i korruptuar, nje mbetje politike e izoluar ne pritje te ndeshkimit qe do te vulose perfundimisht mbylljen e nje kapitulli te erret ne historine shqiptare.

    Karburanti per tanket serbe, prishja e zgjedhjeve te 26 Majit, 150 viktimat e Tropojes, 28 te vraret e Gerdecit, 4 protestuesit e pafajshem te 21 janarit te ekzekutuar nga snajperet e tij, apo ish te perndjekurit e vetdjegur rrugeve te Tiranes, jane pikat me te zeza ne jeten e tij politiko-gotike, por jo te vetmet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *