• |
ide | kryesore

Meta në Kosovë: “Open Balkan”, përçarëse dhe përjashtuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta është përgjigjur nga Prishtina për deklaratat e sotme të mbajtura në Beograd në lidhje me nismën Ballkanin e Hapur. Sipas Kreut të Shtetit, kjo nismë është përçarëse dhe përjashtuese.

Ai thekson se procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE.

“Procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE, që ka ngritur mekanizma zbatues dhe monitorues. Përkundrejt kësaj, “Ballkani i Hapur” është nisëm përçarëse dhe përjashtuese”, ka deklaruar Presidenti Meta.

Më herët Kryeministri Edi Rama gjatë adresimit online ka thënë se nuk u takon anëtarëve të iniciativës të bindin këdo që “Ballkani i Hapur” është vërtet i hapur.


2 Comments

  1. Sali Berisha eshte ne esence nje enverist pa Enverin, nje temperament parapolitik me natyre terroriste; moralisht dhe financiarisht, i korruptuar, nje mbetje politike e izoluar ne pritje te ndeshkimit qe do te vulose perfundimisht mbylljen e nje kapitulli te erret ne historine shqiptare.

    Karburanti per tanket serbe, prishja e zgjedhjeve te 26 Majit, 150 viktimat e Tropojes, 28 te vraret e Gerdecit, 4 protestuesit e pafajshem te 21 janarit te ekzekutuar nga snajperet e tij, apo ish te perndjekurit e vetdjegur rrugeve te Tiranes, jane pikat me te zeza ne jeten e tij politiko-gotike, por jo te vetmet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *