• |
ide | kryesore

Ministrja e Arsimit: Teksti i abetares do të jetë i njëjti në të gjithë Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka thënë pas mbledhjes së përjavshme të qeverisë se është vendosur që libri i abetares të jetë i pandryshueshëm për të gjitha shkollat e vendit. Ajo tha se janë konsultuar me ekspertë dhe mësues, e pritet që të punohet mbi këtë projekt, pasi në interesin e qeverisë sipas saj është që nxënësit të njihen mirë me gjuhën amtare.

“Kemi vendosur që në arsimin paraunviersitear për çdo lëndë kemi tekste alternative dhe më pas zgjidhen nga mësuesit. Ne sot kemi vendosur që nga kjo procedurë të përjashtohet teksti i abetares. Të gjithë nxënësit e klasës së parë të kenë një tekst të unifikuar. Mësimi i gjuhës amtare është shumë i rëndësishëm dhe abetarja është libri i parë që përballet nxënësi.

Nga takimet që kemi zhvilluar me ekspertë kemi dakordësuar që për abetaren të kemi një tekst të unifikuar, sepse kjo ndihmon të kemi një metodologji të njëjtë kudo. Ne do të punojmë mbi këtë projekt, në mënyrë që të vijojnë procedurat për një konkurrim të hapur transparent, në mënyrë që të gjithë vogëlushët të kenë të njëjtën abetare”, tha ministrja Kushi.



5 Comments

  1. Keni futur ne abetare ndonje material LGBTQ+ apo ndonje ndyresi, ndrrim seksi, vulgaritet, e banalitet tjetër??!! Tashmë dihet se juve te kuqte dhe tradhtaret e tjerë doni te shkatërroni familjen dhe vlerat e njeriut!!

    1. O Miri i injorant Abetarja Unike e perbashket esht nje projekt per tu mbeshtetur se bashkon kombet po ju idjotet pjellat e sali berishes dini vetem te shani ven e pa ven te mallkoni te perqeshni te genjeni te shpifni dhe te sajoni historira

  2. Ne 30 vite Arsimi me nga shtate lloj librash per çdo lende eshte komplet kuplara . Ndersa filloren e keni shkaterruar .

    1. O Arb o injorant po pse genjen idjot shpifes arsimi tani po ecen ne rrugen e duhur dhe ndryshimi i abetares unike e perbashket esht nje arritje e madhe se bashkon kombet Shqiperi Kosov

      po injorantet si puna juaji gjithmon jan kundra qdo gjeje ju jeni kundra shkollave te reja kundra satadjumit kunder parkut te leqeni kundra unazez kundra ambasdoreve dhe madje jeni dhe kundra abetares unike

      jeni vertet llumi i shoqeris

    2. O Arb o injorant e di surrati jot cili ka qen peoriteti per arsimin ne kohen e sali berishes ja ta them un
      Diploma fallso shiteshin e bliheshin diploma fallso universitete fantazem dokotoratura fallso nje pedagog mbante 30 doktorant piramidat neper universitete lulzonin sheshit dhe per shtat pal qefe shkollat ishin te rrethuara me qoska ku shiteshin pilaf qofte raki madje brenda ne oborret e shkollave kulltoshin bagetit mesuesit rrishin 6 muaji pa rroge madje u perdorshin edhe per fushata ose ndryshe u flaknin ne rruge buxhet 0 kohen kur ishte sali berisha ne pushtet

      ne kohen kur ishte sali berisha ne pushtet ka qen nje arsim rrumpall brudello skandalosz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *