• |
ide | kryesore

Sondazhet para kuvendit/ Basha e ka humbur PD-në

Arkiva, Kryesore



Nuk janë vetëm 4200 firmat e mbledhura të delegatëve që kërkojnë një kongres të jashtzakonshëm të PD-së, as dhe entuziazmi që ka ngjallur foltorja tek militantët e kësaj partie, por edhe matjet e opinionit nga institutet e pavarura që tregojnë se Sali Berisha e mund në mënyrë dërrmuese Bashën brenda partisë së tij. Madje po të vëzhgosh periudhën që nga fillimi i konfliktit pas përjashtimit të liderit historik e deri më sot duket se Berisha e ka rritur përkrahjen në radhët e demokratëve. 

Të martën në mbrëmje Ora Neës publikoi të dhënat e një anketimi nga kompania e njohur Notto Sondaggi e cila ka qenë gjithmonë prezente në zgjedhjet shqiptare. Në matjen e opinionit me një kampion prej 1 mijë vetash ku rreth 40 % janë deklaruar si mbështetës të PD-së diferenca është e frikshme.

Të pyetur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet për liderin e ri të PD-së do të mbaheshin nesër, ata janë përgjigjur në këtë mënyrë. 81.9% e të anketuarve të cilët janë deklaruar dhe anëtarë të PD-së janë shprehur se do votonin Berishën kundrejt 10.8 % të cilët janë shprehur se do votonin Bashën.

Edhe nga kategoria e të sonduarve të cilët janë deklaruar jo anëtarë por votues të PD-së, përqindja e atyre që do të votonin Berishën është shumë e madhe gati 67 % krahasuar me atë që do të votonin Bashën. 

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën 

Dhe tendenca e zbuluar nga sondazhi i djeshëm nuk është e papritur. menjëherë pas vendimit të përjashtimit të Berishës nga Basha një sondazh tjetër u krye nga Euroneës Albania dhe kompania greke MRB.  Të anketuarit ishin pyetur gjatë muajit gusht përpara se Basha ta bënte publik vendimin e ‘pezullimit” të papaardhësit. Shifrat ishin në kuota më të ulta pro Berishës po me sa duket takimet e foltores kanë bërë punën e tyre.

Sondazhi i Euroneës Albania dhe MRB tregoi se 71.2% e votuesve të PD nuk e mbështesnin përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i demokratëve – 12.8% e mbështesnin, 12.4% ishin në mëdyshje, 3.6% dhanë përgjigje “nuk e di”.

Të pyetur se sa dakord janë me thënien “PD duhet ta mbështesë Sali Berishën”, 58% e votuesve të PD-së u përgjigjën po, 28.4% jo dhe 10% ishin në mëdyshje “as po as jo”.

Pra po ti shohësh të dy sondazhet edhe ate të bërë në fillim të rivalitetit Berisha – Basha edhe këtë të zhvilluar në prag të Kuvendit Kombëtar debati se ku janë formularët, kush i ka firmat dhe kush e kontrollon partinë ngjan qesharak. Nga ana e tij Lulzim Basha që vetëm javët e fundit është bërë aktiv në këtë përplasje, ka deklaruar se ai ka sondazhet e tij, që i japin të drejtë mbi 90% dhe se ai nuk del të takohet me bazën pasi nuk do të vërë në vështirësi Berishën që është pakicë.

©Lapsi.al  



25 Comments

  1. Hahahahaaa sipas Lapsit gjithmone. Lapsi parashikonte nje fitore te thelle te opozites ne zgjedhjet parlamentare ne 25 prillin e shkuar por si perfundim muaren te gjatin e Edi Rames.

    1. Zhvillimi dinamik i pd brenda 8 muajsh.

      Para 25 prillit – Byrektore.

      Ne korrik – – – – Nevojtore

      Ne shtator- – – – Floktore

      11 dhjetor——Thertore

      18 dhjetor – – – Fjetore

      Nga 18 e tutje– Qirtore.

        1. demokratet vazhdon i qi ne byth saliu dhe vazhdojn ti thon bab. jan te kenaqur keshtu me saliun, parti sali jemi gati kur do ti

          1. O kokra e idiotit

            Në kohën e Saliut u rritën pagat në arsim, shëndetësi e polici rreth120-150%
            U ndërtua Rruga e Kombit.
            U Hoqën vizat.
            U antarësuam në Nato
            ……….
            ………

  2. Lyli dhe patronzhistat e ps me gjithe hale anaistat do te marin mikun e gomarit te Peqinit.Kurse Gazimja dhe Gridarja te gjatin e Kujtim Gjuzit.

  3. duhet te hapin krahun te dy. ska rrug tjeter per PD-ne, ne te kundert PD, ne zgjedhjet e ardhshme do dali me keq se LSI e dhe krye te 2-3 vjeteve shduket si parti. nqs Sala dhe Basha, ashtu si thn, e dun fort PD dhe veprojn ne interes te demokrateve, atehere eshte ne interes te PD qe te dy te hapin krahun. ne fund te fundit jan te dy pergjegjes per situaten ku ndodhet PD.

  4. Ore Kadillin bjere ketu ,por mund ta barazosh me Myslim Murrizin,aq perkrahje ka sa ka Lymi.Lyli dhe Lymi mund te haen kok me kok.

  5. Luli eshte i dobet dhe i kompromentueshem si lider. As PD-se nuk i duhet nje lider i dobet dhe jo me shqiptarve si kryeminister neser ne rastin me te mire nese do e votonin.

  6. Po sondazhet e balkanwebit i keni pare qe voten per Berishen e i shkon vota lulit. Tashme njerzit e kane kuptuar qe paturpesia dhe pabesia e pushtetit perveçse i kap e perdor mediat u jep dhe skemat e gatshme te manipulimit.

  7. Berisha flet tani për afera të Bashës për Toyota Yaris me para të ndara me Taulant Ballën, flet për dosjen ruse të lobimit të Bashës, i kujton zgjedhjen kryetar bashkie në 2011-ën si ja ndryshuan rezultatin Ramës sy për sy. Dhe të gjitha këto përveç se adresohen si shantazh ndaj Bashës në fakt nxjerrin zbuluar sesi këta personazhe fshehin krime dhe akte abuzive me pushtetin. I fshehin nën mëngë dhe i përdorin për shantazh. Por ndërkohë që shantazhojnë edhe veten e zbulojnë. Aq shumë i shtyn dufi dhe inati shpirtëror ndaj njëri tjetrit sa po bëjnë autogola fatale me pasoja edhe penale duke pranuar se kanë fshehur dhe fshehin abuzime me pushtetin, favorizime me heshtje, veprime e mosveprime.

    1. shum e sakt. un se kuptoj pse fle gjum SPAKU ne vend qe te filloj ti therrasi nje nga nje keta. Keta po i thon vet burgut hapu. o jan injorant nga ana ligjora o jan aq kare sa u ka err syt inati. Sidoqoft, shqiptaret thejsht po mesojn se sa te felliqur jan ne te vertet, se ca copa pazarxhinjsh e mafjozesh jan dhe vadhojn e fshihen pas mantelit te politikanit. shkurt halabak ordiner

  8. nqs te dy e dun fort PD dhe demokratet, e din shum mir se te dy duhet te hapin krahun. problemi eshte se mendojn vec per bythen e vet e nuk u ha palla as per PD e as per demokratet.

  9. Ishim te pritshme. Eshte vari lesht qe vjen saliu ne 2021. Por basha se meriton nje sek aty ku eshte. Nje interesazhi bythlepires. Nje here I saliut Tani I edi rames edhe asaj kurves kineze me passport amerikane

  10. Sali Berisha eshte ne esence nje enverist pa Enverin, nje temperament parapolitik me natyre terroriste; moralisht dhe financiarisht, i korruptuar, nje mbetje politike e izoluar ne pritje te ndeshkimit qe do te vulose perfundimisht mbylljen e nje kapitulli te erret ne historine shqiptare.

    Karburanti per tanket serbe, prishja e zgjedhjeve te 26 Majit, 150 viktimat e Tropojes, 28 te vraret e Gerdecit, 4 protestuesit e pafajshem te 21 janarit te ekzekutuar nga snajperet e tij, apo ish te perndjekurit e vetdjegur rrugeve te Tiranes, jane pikat me te zeza ne jeten e tij politiko-gotike, por jo te vetmet…

  11. Në 13 korrik 2021, vetëm dy muaj pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argita Berisha, e bija e Sali Berishës, ka blerë një tjetër vilë në Gjirin e Lalzit.

    Nuk deklarohet sipërfaqja e vilës, por vetëm vlera 155 mijë euro e saj, një vlerë e ulët për tregun e zonës. Shtëpia e re ka kaluar në pronësi të të dy bashkëshortëve.

    Kjo lëvizje në pasuri reflektohet në deklaratën e pasurisë që Sali Berisha ka dorëzuar në ILDKP pas betimit si deputet në 10 shtator 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *