• |
ide | kryesore

Tirana pas humbjes bëhet e frikshme: Skënderbeu është i paralajmëruar

-Instant, Sport



Përplasja e kreut nuk ka shkuar ashtu si shpresonte Orges Shehi. Kundër Kukësit, Tirana e tij pësoi humbjen e parë në kampionat, në një fazë loje dhe kjo është një situatë e re për bardheblutë, edhe pse ka një precedent me ndryshim kompeticioni, por që në këndvështrimin e reagimit, mund të jetë e njëjta gjë. Për një skuadër kryesuese që regjistronte 6 fitore e dy barazime e tërhequr nga inercia e sukseseve, është e kuptueshmë që njerëzit të ndihen skeptikë nëse do të arrijë të ngrihet në këmbë, për më tepër që sfida e ardhshme është në Korcë, një skuadër që krijon probleme e ku Kukësi i pari e provoi sa e vështirë është.

Një cështje është kalendari dhe një tjetër është reagimi që pritet nga Tirana. E nëse është i njëjtë me atë që prodhoi humbja e parë sezonale, në derbin kundër Dinamos në vajtjen e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë, atëherë skuadra e Shehit duhet patur frikë. Sa për kujtesë, vetëm tre ditë pas dy golave të pësuar nga Ibraimi e Skuka, 25 herë kampionët reaguan me poker në kampionat, ndaj të njëjtit ekip që i kishte mundur në Kupë. Madje rrezikuan edhe të kualifikuan në cerekfinale, duke e mundur 2-0 edhe në kthim Dinamon, por në llotarinë e penalltive fati u përplas me Bakajn.

E megjithatë një ide për reagimin që dinë të bëjnë kur plagosen e kanë bërë të qartë dhe Shehi pret që të tijtë të rishfaqin të njëjtin karakter e personalitet në fushë, që t’i nxjerri në pah kualitetin e lartë, që lodhja e 120 minutave impenjative e mungesa e Xhixhës ia zbehën në atë që ishte humbja e parë në kampionat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *