• |
ide | kryesore

Zidane nuk bindet, United kërkon një “violinë” provizore: Rudi Garcia emri i zbuluar nga tabloidet

-Instant, Sport



Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të kthehet në pankinë, gjithnjë nëse thirrja nuk vjen nga kombëtarja franceze. Objektivat e tjerë, Mauricio Pochettino dhe Brendan Rodgers, vështirë se mund të shkëpusin lidhjet aktuale me sezonin në vazhdim nga Psg dhe Leicester. Zgjidhja më logjike për Mançester Junajtid, pas largimit të Solskjaer, në këtë pikë duket se është të mbështetet tek një teknik provizor, i lirë nga çdo angazhim, dhe zgjedhja, sipas tabloideve anglezë, ka rënë tek Rudi Garcia, aktualisht pa skuadër pas përfundimit të marrëdhënies me Lion.

Sipas “The National”, ish-trajneri i Romës ka biseduar me United edhe para fitores 2-0 në Champions League ndaj Villarreal, sukses që i lejoi Djajtë e Kuq të kalonin në fazën e 1/8. Zgjedhja e Carrick është absolutisht e përkohshme dhe klubi synon një teknik provizor me përvojë të nivelit të lartë, veçanërisht në Evropë. Garcia arriti ta çonte Lyonin në gjysmëfinalen e Champions League dy sezone më parë, duke eliminuar Juventusin dhe Manchester City, para se të humbte përballë Bayern që më pas u bë kampion, në finalen me PSG.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *