• |
ide | kryesore

12 të arrestuar në Tiranë, zbardhen akuzat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



12 shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, nën akuzë për vepra të ndryshme penale. 22-vjeçari me iniciale J.B. u arrestua pasi Prokuroria e Dibrës e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Për vjedhje u ndalua dhe 47-vjeçari me iniciale D.K., pasi në datën 23, dyshohet se në Rrugën e Barrikadave, së bashku me një shtetas tjetër të paidentifikuar, i ka vjedhur telefonin një shtetaseje.

Nën akuzë për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes u ndalua 40-vjeçari me iniciale A.Gj.

24-vjeçari me iniciale E. H. u arrestua pasi në 6 nëntor, në Yzberisht, së bashku me 6 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë) kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

24-vjeçari me iniciale F.Z. u kap me kanabis me vete, ndërsa 32-vjeçari me iniciale R.K. me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të lokalit që kishte me qira, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë dhe dy shkopa bejzbolli. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet telefonit.

Specialistët e Qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

– Sh. S., 55 vjeç; F. Q., 37 vjeç dhe O. Ç., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– J. V., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– S. I., 22 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur dy mjete të parkuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *