• |
ide | kryesore

“A je akoma gjallë president?” Zhang feston kualifikimin, tifozët e Interit i prishin festën

-Instant, Sport



Postimi i fundit në Instagram i takonte datës 23 maj e fotoja ishte së bashku me Antonio Conten dhe Lele Oriali duke mbajtur në duar titullin kampion. Presidenti i Interit, Steven Zhang, rikthehet në rrjetet sociale në natën e kualifikimit për në raundin tjetër të Interit në Champions League, falë fitores ndaj Shakhtar e pastaj asaj të Real Madrid në shtëpinë e Sheriff. “Pas 10 vitesh, po bëjmë një hap përpara, Forca!!”, ishte ky komenti i numrit 1 të klubit zikaltër që shoqëron foton e lojtarëve të përqafuar për të festuar suksesin ndaj Shakhtar Donetsk.

Por tifozëve të Interit nuk u pëlqeu kjo gjë, duke shigjetuar Zhang për mungesën e gjatë. Dhe jo vetëm… “A je akoma gjallë president?”, “Kujtohesh herë pas here që je ende president i Interit”, “Për pak të harrova”, ishin disa nga përgjigjet më ‘dashamirëse’. Por nuk mungojnë kritikat më të rënda: “Duhet ta shesësh dhe të largohesh nga klubi!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *